E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të afatit kalimtar të futbollistëve në Evropë. E ashtuquajtura “mercatto” verore ka sjellë disa lëvizje të rëndësishme të shqiptarëve në bursën e futbollit në kontinentin e vjetër.
Bursa e futbollistëve shqiptarë




Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të këtij afati kalimtar.

Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të afatit kalimtar të futbollistëve në Evropë. E ashtuquajtura “mercatto” verore ka sjellë disa lëvizje të rëndësishme të shqiptarëve në bursën e futbollit në kontinentin e vjetër.

Lëzvija e fundit e shënuar është ajo e mesfushorit, Klodian Duro nga ishulli i bukur i Afroditës drejt kampionatit austriak me uniformën e LASK Linz. Te kjo skuadër ai ka gjetur mesfushorin nga Kumanova, Emin Sulimani i cili assesi nuk gjeti vend diku tjetër, ndonëse mjaft bredhi nëpër prova në Evropë.

Transferimi më i “rëndë” pa dyshim mbetet shkuarje e Lorik Canës nga ishulli britanik drejt “Portës së lartë” në Stamboll për të veshur fanellën e Galatasarayit. Në kampionatin turk është vendosur edhe Debatik Curri pas 6 viteve si “ukrainas”, ndërsa te skuadra e tij e re, Genclerbirligi është bashkuar edhe sulmuesi i talentuar shkodran, Bekim Balaj.

Hapin më të rëndësishëm në karrierë e ka bërë, Emir Bajrami i cili përfundimisht u nda me futbollin suedez dhe fanellën e Elfsborgut, për të kaluar te kampioni Tvente, hap ky i cili i hapi dyert edhe në vet kombëtaren e Suedisë.

Talenti, Kajtim Kasami është kthyer në Itali, por tani në radhët e ekipit sicilian të Palermos, ku në fazën përgatitore ka dëshmuar kualitete.

Migen Memelli është nga ta rrallët që ka provuar një eksperiencë arabe, duke iu bashkuar ish-trajnerit të Dinamo Tiranës, Zlatko Daliq te skuadra, Al Faisaly.

Trupshkurti i talentuar, Jahmir Hyka e përfundoi ankthin e tij në Bundesliga, për pranuar të luajë në kampionatin modest grek me uniformën e Panioniosit.

Ariajn Ademi i është futur konkurrencës së ashpër tek Dinamo Zagreb.

Valon Behrami ka shprehur haptazi dëshirën që të lirohet nga klubi Vest Ham i Londrës për një kthim të mundshëm në Itali, por kjo vështirë se do të ndodh deri më 31 gusht kur edhe skadon afati kalimtar i lojtarëve.

Top transferimet e futbollistëve shqiptar në Evropë

Lorik Cana nga Sunderland te Galatasaray (kontratë)
Emir Bajrami nga Elfsborg te Twente (kontratë)
Erjon Bogdani nga Chievo te Cesena (kontratë)
Debatik Curri nga Vorskla Poltava te Genclerbirligi (kontratë)
Arian Ademi nga Shibenik te Dinamo Zagreb (kontratë)
Arjan Beqaj nga Anorthosis Famagusta te Olimpiakos Nikosia (kontratë)
Migjen Basha nga Frosinone te Atalanta (kontratë)
Artim Pollozhani nga Vardari te Kirilja Sovjetov (kontratë)
Orhan Mustafi nga Basel te Arminia Bielefeld (huazim)
Faton Toski nga Eintracht Frankfurt te Bochum (huazim)
Atdhe Nuhiu nga SV Ried te Rapid Vjena (kontratë)
Edmond Kapllani nga Koblenz te Augsburg (kthim nga huazimi)
Pajtim Kasami nga Bellinzona te Palermo (kontratë)
Shkodran Metaj nga RKC Waalwijk te Groningen (kthim nga huazimi)
Roland Gercaliu nga Magna SC te Ingolstad (kontratë)
Arbër Abilalijaj nga Tirana te Inter Zapreshiq (kontratë)
Migen Memelli nga Flamurtari Vlorë te Al Faisaly (kontratë)
Jahmir Hyka nga Mainz te Panionios (kontratë)
Emin Sulimani nga Austria Vjena te LASK Linz (kontratë)
Klodian Duro nga Apollon Nicosia te LASK Linz (kontratë)
Bekim Balaj nga Vllaznia te Genclerbirligi (kontratë)

Publikuar: 25.08.2010 | 20:12
Lexuar: 1335 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime