E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjate disa ditëve kandidati i BDI-së ka mbledhur mbi 17 mijë nënshkrime për kandidaturën e tij për president të shtetit. Xhevat Ademi tha se Buxhaku i ka mbledhur nënshkrimet për një kohë shumë të shkurtër.
Agron Buxhaku kandidat për president të Maqedonisë













BDI: Nuk sfidohet kandidatura e Buxhakut


Bashkimi demokratik për Integrim në zgjedhjet presidenciale të marsit do të garojë me kandidatin e vetë për president shteti Agron Buxhaku, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare në BDI, ish deputet, ministër, etj.


“Këtu nuk ka dilema. BDI mirë e ka analizuar këtë çështje. Buxhaku deri më tani as që ka pasur probleme me vendqëndrimin në Maqedoni, dhe kjo më së miri ia garanton kandidaturën për president shteti”, tha Xhevat Ademi nga BDI-ja


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar kundër zërave se sfidohet kandidatura e Agron Buxhakut, për kanidat të kësaj partie për president në Maqedoni, pasiqë ai, kinse nuk ka qenë banor i rregullt në dhjetë vjetët e fundit në Maqedoni.


Partia e Ahmetit sqaron dilemat për kandidatin e tyre presidencial


Sipas zyrtarit të lartë të BDI-së Xhevat Ademi, Buxhaku nuk ka kurfarë problemesh ligjore për vendqëndrimin në shtet.

“Këtu nuk ka dilema. BDI mirë e ka analizuar këtë çështje. Buxhaku deri më tani as që ka pasur probleme me vendqëndrimin në Maqedoni, dhe kjo më së miri ia garanton kandidaturën për president shteti”, tha Ademi.

Kjo sipas Ademit, tregon se në kandidaturën e Buxhakut janë shqyrtuar të gjitha rrugët ligjore dhe se rreth kësaj, “me vëmendje janë analizuar të gjitha rrethanat dhe parakushtet për kandidim.

Edhe pse me Kushtetutën, thuhet, se, “shef shteti mund të zgjidhet vetëm kandidati i cili në 15 vitet e fundit, 10 vite ka qenë banorë i rregullt i Maqedonisë”, kjo për Buxhakun, thonë në BDI, “është tregues i vërtetë se ai plotëson këtë kusht”.

Madje, këto dilema pritet t’i pastrojë edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pas të martës në mesnatë, kur edhe përfundon afati zyrtarë për dorëzimin e kandidaturave presidenciale. Kandidati presidencial i BDI-së, Agron Buxhaku, në Maqedoni erdhi me mbarimin e konfliktit të armatosur në vitin 2001, pas qëndrimit disavjeçar në Bruksel të Belgjikës.

Në periudhën e qeverisjes në koalicion mes Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe BDI-së, Buxhaku, pra gjatë vitit 2002-2006, ka qenë ministër për Transport dhe Lidhje (MTL), ndërsa gjatë vitit 2006-2008 deputet nga rradhët e kësaj partie në Parlamentin e Maqedonisë. Në fillim ishte zëdhënësi i partisë së Ahmetit.

Buxhaku është magjistër i shkencave politike, ndërsa mirë e zoton gjuhën angleze, frenge, rusishtën, gjuhën serbe dhe kroate. Ndryshe, në këtë garë hyn edhe tre pretendë tjerë, pra Imer Selmani nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxha nga partia Demokratike Shqiptare (PDSH), dhe Nevzat Halili si kandidat i pavarur.


Publikuar: 03.02.2009 | 01:09
Lexuar: 1492 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime