E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Jam shumë i nderuar për këtë çmim. Mbi të gjitha falënderoj pronarin e Interit, Massimo Morattin dhe bashkëlojtarët që më ndihmuan", tha shkurt Milito.
Diego Milito lojtari më i mirë i UEFA-s




Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të UEFA-s për gara të klubeve, në ceremoninë e mbajtur të enjten mbrëma në Monaco. Sulmuesi argjentinas këtë çmim e fitoi pasi me dy golat e tij i siguroi Interit fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchenit.

"Jam shumë i nderuar për këtë çmim. Mbi të gjitha falënderoj pronarin e Interit, Massimo Morattin dhe bashkëlojtarët që më ndihmuan", tha shkurt Milito.

Ai gjithashtu ftoi shpërblimin për sulmuesin më të mirë të UEFA-s për garat e klubeve. Ndërsa çmime këtë mbrëmje fituan edhe tre futbollistët tjerë të Interit. Julio Cesar u shpall gardiani më i mirë, Douglas Maicon mbrojtësi më i mirë, ndërsa Wesley Sneijder mori çmimin për mesfushorin më të mirë të vitit.

Publikuar: 27.08.2010 | 02:54
Lexuar: 1176 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime