E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eshtë shumë evidente se në këtë kampionat nuk është kampioni i shumëfishtë dhe skuadra “Shqiponjat” e Hasanbegut ekip e cila ka qene edhe fitues e shumëfishtë e kupës republikane dhe vite me radhë ka qene bartëse e reprezentacionit të Maqedonisë.
Kampionati  i ri pa asnjë skuadër shqiptare








Në prag të fillimit të kampionatit republikan të futbollit të femrave

Kampionati republikan i futbollit të femrave kësaj radhe do të starton me 9 (nëntë) skuadra si Boreci, Euroftboll, Koçani, Mladosti, Nashe Taksi, Pobeda, Respekti, Top Gol dhe Creshevo Topçe. Sipas emrave të skuadrave shihet qartë se më tepër se gjysma e skuadrave janë ekipe të reja që në një aspekt është mirë për afirmimin e futbollit të femrave në të gjitha qytetet.

Por ajo që shihet është shumë evidente se në këtë kampionat nuk është kampioni i shumëfishtë dhe skuadra “Shqiponjat” e Hasanbegut ekip e cila ka qene edhe fitues e shumëfishtë e kupës republikane dhe vite me radhë ka qene bartëse e reprezentacionit të Maqedonisë.

Është për keqardhje që viteve të fundit për shkaqe objektive por edhe subjektive janë shkrirë në fakt tre skuadrat më të suksesshme të futbollit të femrave. Së pari këtë e bëri në fillim të vitit 2007 ekipit “Drita-Abi” nga Bogovina, më pas edhe “Shqiponjat-Dardane” dhe ja së fundit edhe ekipi më mirë në historinë futbollit të femrave në Maqedoni KFF “Shqiponjat”.

Por jeta vazhdon dhe kampionati i ri i futbollit në Maqedoni do të zhvillohet me këto skuadra ekzistuese, ndërsa përgjegjësinë sigurisht se do të bartin ata që janë angazhuar për ngritjen e cilësisë së këtij futbolli.

Në xhiron e parë sipas shortit do të takohen: Respekti – Pobeda, Nashe Taksi – Koçani, Mladosti – Creshovo Topçe, Eurofutboll – Top gol, Boreci është i lirë. ( SH.S.)

Publikuar: 02.09.2010 | 18:19
Lexuar: 1713 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Abdulla Baftiari (23/10/2011 11:20:54) Cdo respek per vajzat shqiptare. Per pak kohe qe jane luajtur ato e kan deshmuar veten se jan me te mirat jo vetem ne kete shtet te brishte qe asgje nuk ben per sportin shqiptare. Fajin me te madh e kane pushtetaret tane qe jane dhene mas tenderave dhe sekretareve qe i kane aty afer. Turp te ken.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime