E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja 25-vjeçe, e ka treguar formën e re të prapanicës së saj në revistën “Heat”, e gjithashtu e ka pranuar se ka operuar edhe gjoksin e saj, në mënyrë që ai të jetë më i madh. Buena, e cila ka paguar 7500 dollarë për këtë procedurë, insiston se është e lumtur me vendimin e saj për të bërë operacion.
Prapanicë sikurse J.Lo




Në përpjekje për ta bërë prapanicën e saj më të ngritur, këngëtarja Mutua Buena është futur nën briskun e kirurgut për të vendosur implantë në prapanicën e saj. Ish anëtarja e grupit të popullarizuar ‘Sugababes’, ka shokuar fansat duke zbuluar se së fundmi ka operuar prapanicën e saj, me qëllim që ta bëj atë më të fortë dhe më të ngritur.

Këngëtarja 25-vjeçe, e ka treguar formën e re të prapanicës së saj në revistën “Heat”, e gjithashtu e ka pranuar se ka operuar edhe gjoksin e saj, në mënyrë që ai të jetë më i madh. Buena, e cila ka paguar 7500 dollarë për këtë procedurë, insiston se është e lumtur me vendimin e saj për të bërë operacion.

“E kam studiuar këtë gjë. Çdokush e ka bërë këtë në SHBA dhe Brazil. Vetëm kam dashur që ajo të jetë paksa më e ngritur. Nuk është se prapanica ime ka pasur të meta, është vetëm një ndryshim. Më pëlqen të jem ekstreme. Miqtë e mi kanë menduar se jam e çmendur. Kam rritur edhe gjinjtë, edhe pse procedura ka qenë e dhimbshme, por prapë do ta bëja”, ka deklaruar ajo.

Publikuar: 03.09.2010 | 17:02
Lexuar: 2822 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime