E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sportistë e nga Maqedonia javën që vinë të jetë pjesëmarrëse në tre Kampionate Botërore në sporte të ndryshme. Kështu që nga data 11-të deri më 14-të shtator në Moskë të Rusisë do të zhvillohet Kampionati Botëror në mundje, ku Maqedonia do të prezantohet me tre garues. Dhe atë Mitrov, Bogdanov dhe Georgiev.
Sportistët e  Maqedonisë pjesëmarrës në tre kampionate  Botërore









Komiteti Olimpik i Maqedonisë gjatë ditës së premte në një pres konferencë të përbashkët edhe një herë është konfirmuar të jetë përkrahës dhe sponsor kryesor për pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në garat të ndryshme ndërkombëtare.

Sportistë e nga Maqedonia javën që vinë të jetë pjesëmarrëse në tre Kampionate Botërore në sporte të ndryshme. Kështu që nga data 11-të deri më 14-të shtator në Moskë të Rusisë do të zhvillohet Kampionati Botëror në mundje, ku Maqedonia do të prezantohet me tre garues. Dhe atë Mitrov, Bogdanov dhe Georgiev.

“Personalisht jam shumë i kënaqur me formën në të cilën gjenden mundësit dhe mund të them se ata janë në top-formë. Pres paraqitje të mirë të mundësve tanë, rezultat të mirë dhe normalisht shpresoj të kemi edhe pak fat të mirë”, - deklaroi trajneri i seleksionit të mundjes së Maqedonisë, Strasho Gligorov.

Ndërkaq nga 9-të deri më 12-të shtator në Slloveni do të zhvillohet Kampionati Botëror në kajak, ndërsa Maqedonia do të paraqitet me Atanas Nikollovskin dhe të riun Igor Stefanovski. Këta sportist nga j 28 gushtit gjenden në Slloveni, ku bëjnë përgatitjet e fazës përfundimtare para fillimit të kampionatit botëror .

Triatloni është kompeticioni i tretë në të cilin do të prezantohet Maqedonia. Në këtë kampionat Maqedonia do të prezantohet me Stojan Popovskin, cili është shprehur se është i përgatitur për botërorin që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, dhe shpreson në rezultate të mira. Sh.S.

Publikuar: 03.09.2010 | 20:46
Lexuar: 1295 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime