E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Brenga dhe stresi janë shkaktarët kryesor të pagjumësisë. Edhe brengat vijnë nga shkaqe të ndryshme, si:nga lajmet e këqija të cilat i ka dëgjuar personi gjatë ditës. Për shkak të varfërisë, kur njeriu mendon për kafshatën e bukës. Për shkak të pasurisë, kur njeriu mendon për projektet dhe punët.
Shkaqet e pagjumësisë





Brenga dhe stresi janë shkaktarët kryesor të pagjumësisë. Edhe brengat vijnë nga shkaqe të ndryshme, si:nga lajmet e këqija të cilat i ka dëgjuar personi gjatë ditës. Për shkak të varfërisë, kur njeriu mendon për kafshatën e bukës. Për shkak të pasurisë, kur njeriu mendon për projektet dhe punët.

Për shkak të martesës ose pamundësisë për t’u martuar pikëllimet dhe gëzimet që i sjell jeta. Sëmundjet trupore. Ndër to mund të përmendim dhimbjet në shpinë, nyje, bark, dhimbja e kokës ose temperatura. Lirimi nga pagjumësia në këto raste mund të arrihet me lirimin nga këto sëmundje. Ngrënia e ushqimit të rëndë para se të biem të flemë. Kjo sjell deri te tretja e rëndë e ushqimit që shkakton pagjumësi. Pjer Floshiri ka thënë: “Një e treta e njerëzimit vdesin shumë herët ngase nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Një e treta tjetër (kjo ka të bëjë me të gjithë ata që nuk u përmbahen dispozitave islame për të ushqyerit) vdesin shumë herët ngase e teprojnë në ushqim”.

Pirja e duhanit. Është e ditur se nikotina që gjendet në duhan ndikon në mënyrë stimulative në tru dhe kjo mund të shkaktojë pagjumësi. Një numër i madh i dijetarëve pirjen e duhanit e kanë konsideruar haram për shkak të dëmit të madh që ia sjell trupit: problemeve të zemrës, kancerit në mushkëri, bronkit kronik etj. Mjetet dehëse dhe drogat (narkotikët). Nuk ka aspak dyshim se konsumimi i alkoolit dhe narkotikëve shkakton çrregullim të madh të gjumit.

Konsumimi i çajit dhe kafes para se të flemë. Është e ditur se pirja e çajit ose kafes pas orës shtatë në mbrëmje mund të shkaktojë pagjumësi te shumë njerëz. Zhurma. Disa njerëz nuk mund të flenë në rrethinë ku ka zhurmë. Fluturimet e largëta dhe punët e natës. Kjo u ndodh pilotëve dhe motrave medicinale që punojnë në periudha të ndryshme të ditës. Ilaçet për gjumë. Përdorimi i ilaçeve për gjumë shkakton çrregullim të kualitetit të gjumit, por mund të shkaktojë edhe dremitje gjatë tërë ditës. Mosangazhimi i trupit me punë fizike. Pagjumësia është dukuri e shpeshtë te njerëzit që punojnë nëpër zyre, si dhe te njerëzit që nuk janë të angazhuar me punë fizike.

Publikuar: 06.09.2010 | 00:02
Lexuar: 2517 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime