E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri aktual prononcon se nuk sheh kurrëfarë loje të obligimeve kushtetuese me qëllimin e tij që sërish të bëhet president rus, duke e krahasuar situatën e tij me rastin e Franklin Ruzvelt, i cili ishte i vetmi i zgjedhur për president të SHBA-së më shumë se dy herë.
Vladimir Putin planifikon të kandidohet për president





"Independent": Vladimir Putin planifikon të kandidohet për president të Rusisë në vitin 2012.

Kryeministri rus Vlladimir Putin konfirmoi se planifikon të kandidohet për mandatin e tretë si presidenti i Rusisë në vitin 2012, duke insistuar se në këtë mënyrë nuk do të shkelet Kushtetuta e vendit, shkruan gazeta londineze "Independent".

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, në një deklaratë për gazetën, Putini jo në fshehtësi konfirmon se dëshiron të kthehet në vendin e tij të vjetër të punës në Kremlin kur do të vijë koha për këtë.

"Në fund të vitit 2012 ose fillimi i vitit 2012 do të bisedojë së bashku me presidentin Dmitrij Medvedev rreth kësaj çështje", thotë kryeministri rus për "Independent".

Në deklaratë Putin megjithatë prononcon se deri atëherë edhe ai edhe Medvedev tërësisht do të përqëndrohen në funksionet e tyre të deritanishme, si dhe se nuk do të bëjnë asgjë që do të mundej të kuptohej si shkelje e Kushtetutës në vend.

Putin në vitin 2008 duhej të tërhiqej nga Kremlini pasi funksionin president e realizonte në dy mandate njëra pas tjetrës, aq sa këtë e lejon Kushtetuta e Rusisë. Pas përfundimit të mandatit të tashëm të Medvedev në vitin 2012, nuk ka pengesa kushtetuese Putin sërish të zgjidhet për president, tashme edhe me mandat të vazhduar prej gjashtë viteve. Kjo do të thotë se Putin, që në rrethana të tilla do të shfrytëzojë dy mandate, mund të mbetet në pushtet në Rusi deri në vitin 2024.

Kryeministri aktual prononcon se nuk sheh kurrëfarë loje të obligimeve kushtetuese me qëllimin e tij që sërish të bëhet president rus, duke e krahasuar situatën e tij me rastin e Franklin Ruzvelt, i cili ishte i vetmi i zgjedhur për president të SHBA-së më shumë se dy herë.

"Për Ruzvelt amerikanët votuan madje katër herë, dhe askush nuk thotë se ishte prekur ose shkelur Kushtetuta e SHBA-së", thekson Vlladimir Putin në bisedën për "Independent".

Publikuar: 07.09.2010 | 15:16
Lexuar: 1032 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime