E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime të besuara për BalkanWeb bëjnë të ditur se së bashku me bashkëpunëtoren e saj në Shqipëri, Sabina Kodra, Casini po realizon një dokumentar tërësisht shqiptar, ku do të shfaqet realiteti në një spektër të gjerë fushash që ajo ka ndeshur në këta dy vjet në Shqipërinë tonë.
Casini, një film dokumentar për Shqipërinë












Është italiane dhe me background të gjerë dhe të njohur si regjizore dokumentarësh në vendin e saj të lindjes. Stefania Casini, ky emër i njohur dhe i lexuar në krijimin e shumë dokumenatrëve për Rai Uno, Rai Due, Rai 3, TG1 e 7 e shumë e shumë të tjerë ka kthyer sytë prej 2 vjetësh nga Shqipëria.

Burime të besuara për BalkanWeb bëjnë të ditur se së bashku me bashkëpunëtoren e saj në Shqipëri, Sabina Kodra, Casini po realizon një dokumentar tërësisht shqiptar, ku do të shfaqet realiteti në një spektër të gjerë fushash që ajo ka ndeshur në këta dy vjet në Shqipërinë tonë.

Në qëndër eshte një i ri italian që vjen në Shqipëri dhe hap pas hapi harron qëllimin e vërtetë të mbërritjes së tij duke parë me sytë e tij Shqipërinë që nuk duket në ekranet e TV të huaja apo në lajme. Xhirimet kanë zgjatur dy vjet, janë fokusuar kryesisht në muajt Korrik dhe Gusht. Pjesa më e madhe e xhirimeve është kryer në zonën e ish-Kombinatit, Tiranë, Bulqizë, Malin e Tomorrit.

Pritet që dokumentari që aktualisht është ende në produksion do të ketë në përbërje të tij nga pak nga të gjitha fushat të jetë gati për publikun vitin tjetër. (bw)

Publikuar: 10.09.2010 | 19:36
Lexuar: 1593 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime