E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zbatimi i ndërrimeve etnike në shkollën ‘Niko Nestor’ të cilën drejtoresha Mare Savevska e paralajmëroi që do të fillojnë prej të hënës, do të presë edhe një ditë. Dy palët nuk u morën vesh për asgjë. Mbledhja kaloi në një atmosferë të tendosur dhe me akuza të ndërsjella se kush është fajtor për tërë këtë situatë.
Kur shkolla përdoret për urrejtje ndëretnike!


















Të hënën nuk do të mbahet mësim në shkollën e mesme “Niko Nestor” të Strugës. Ky është epilogu i bisedimeve katër orëshe mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe ministrit të Arsimit Pero Stojanovski.
Nxenesit e shkolles Niko Nastor ne Struge, jane te manipuluar dhe keqperdoren per te ngjallur sa me shume urrejtje nderetnike ndermjet shqiptareve dhe maqedonaseve tha nje qytetare i Struges.

Zbatimi i ndërrimeve etnike në shkollën ‘Niko Nestor’ të cilën drejtoresha Mare Savevska e paralajmëroi që do të fillojnë prej të hënës, do të presë edhe një ditë. Dy palët nuk u morën vesh për asgjë. Mbledhja kaloi në një atmosferë të tendosur dhe me akuza të ndërsjella se kush është fajtor për tërë këtë situatë.

Ministri Stojanovski, edhe një herë me retorikën e vjetër për të disatën herë përsëriti se po punohet intensivisht për gjendjen e një zgjidhje që paraprakisht me shkathtësi fshihej në kabinetin e kryetarit të komunës dhe nuk dëshironte të jepte koment.

“Gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme siç duket do të kërkojë edhe një zgjidhje të përkohshme, por shpresojmë që së shpejti të gjendet zgjidhje. Edhe një herë do të konfirmoj se pushteti lokal, ministria dhe arsimtarët e të dy shkollave janë të përgatitur ta zgjidhin këtë problem“, theksoi Pero Stojanosvski, ministër i Arsimit.
Në takimin nuk ishte drejtoresha Mare Savevska, por nuk kishte edhe asnjë profesor maqedonas apo përfaqësues të këshillit të prindërve të shkollës ‘Niko Nestor’.

Kryetari i komunës Ramiz Merko të pranishmëve u tha se pas të gjitha ngjarjeve që ndodhën nuk ka vullnet që të dilet nga ky tunel, ndërsa e hapi edhe çështjen e sigurisë së mëtejshme të nxënësve, por megjithatë para kamerave doli me një deklaratë më të matur. Ai kërkoi që problemi të mos shfrytëzohet për qëllime politike tani para zgjedhjeve.

“Ne duhet t’i mbrojmë nxënësit nga këto ngjarje dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sepse për ta punojmë dhe për ta jetojmë. Fëmijët duhet të jenë të sigurt. Ka interes që problemi të zgjidhet. Përse nuk kishte përfaqësues maqedonas? Nuk e di, ajo është e drejta e tyre, ne dëshironim t’i shihnim kërkesat edhe të palës tjetër, se të njërës palë i dimë”, shtoi Merko.

Nga Këshilli i prindërve janë të befasuar nga vendimi që të mos mbahet mësimi. Bisedimet vazhdojnë edhe të hënën. Burime për Alsat thonë se nëse vjen puna deri te turnet etnike, nxënësit shqiptarë do t’i bojkotojnë orët e profesorëve maqedonas, dhe do të kërkojnë drejtor shqiptar në shkollën ‘Niko Nestor’.


Publikuar: 08.02.2009 | 22:54
Lexuar: 2233 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime