E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë kohës së samitit njëditor, liderët e vendeve evropiane do ta shqyrtojnë mënyrën për dhënien e entuziazmit të ri politikës së jashtme të Unionit dhe drejtimet për pjesëmarrje në samitet dhe takimet e ardhshme, që do të mbahen në javët dhe muajt e ardhshëm.
Samit i Bashkimit Evropian në Bruksel










- Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilin e përbëjnë shefat e shteteve ose qeverive të 27-të vendeve-anëtare të BE-së, do të mbajë mbledhje sot në Bruksel me qëllim që t'i shqyrtojë marrëdhëniet e Unionit me partnerët e saj strategjikë dhe përparimin i cili është arritur nga ana e grupit të posaçëm për menaxhimin me ekonominë.

Gjatë kohës së samitit njëditor, liderët e vendeve evropiane do ta shqyrtojnë mënyrën për dhënien e entuziazmit të ri politikës së jashtme të Unionit dhe drejtimet për pjesëmarrje në samitet dhe takimet e ardhshme, që do të mbahen në javët dhe muajt e ardhshëm.

Bëhet fjalë për samitin me Kinën, Indinë, SHBA-në, Rusinë, por edhe takimi i kreut të G-20, që duhet të mbahet në muajin nëntor në Seul, theksohet në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Biseda do të ketë për qëllim krijimin e pjesëmarrjes së vetme evropiane kështu që Unioni do të paraqes "lojtar efikas global", i gatshëm ta ndërmarrë pjesën e vet nga përgjegjësia për sigurinë globale dhe t'i përgjigjet sfidatve ndërkombëtare.

Në takimin, në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme, do të shqyrtohen tre tema themelore, siç është rëndësia e ekonomisë së fuqishme dhe kohezioni i brendshëm për ndikimin e Unionit në botë, mjetet me të cilat disponon BE-ja për marrëveshje të sfidave ndërkombëtare dhe mënyrën në të cilën mundet më së miri të shfrytëzohen mundësitë që i jep marrëveshja e Lisbonës.

Pritet që liderët evropianë të miratojnë një sërë masash me qëllim që të përmirësohet funksionimi i shërbimit për politikë të jashtme të Unionit.

Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuj do ta prezentojë raportin e tërësishëm dhe të brendshëm për punën e grupit të posaçëm për menaxhimin me ekonominë, i formuar në mars të këtij viti dhe me të cilin kryeson ai.

Publikuar: 16.09.2010 | 18:04
Lexuar: 1900 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime