E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Faltorja Shqiptare ofron edhe shërbimin e ceremonisë së fejesës apo të martesës për bujarët e Faltores. Njerëzit e të dy të fejuarve apo të martuarve marrin pjesë në ceremoni.
Ceremonia martesore shqiptare


















Faltorja shqiptare


Faltorja Shqiptare ofron edhe shërbimin e ceremonisë së fejesës apo të martesës për bujarët e Faltores.
Njerëzit e të dy të fejuarve apo të martuarve marrin pjesë në ceremoni.

Gjatë kohës së ndërrimit të unazave që secili nga bashkëshortët ia vendos partnerit, bujar i ngarkuar i faltores thotë këto lutje:

Hapja:

Zot’ i math e i vërtetë!
emri yt qoft’i lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar
Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
Edhe të mirat’ e dashurinë,
Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar,
Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
Bëna të drejtë në këtë jetë,
T’urt’e të mirë dhe të vërtetë. (Naim Frashëri)


Pas ndërrimit të unazave, të fejuarit thonë këtë lutje:

Dhëndëri:

Mëshirë o Zot, mos ki për mua
Në s’jam i ndershëm të rroj nuk dua. (Pano Taçi)

Nusja:

Mëshirë o Zot, mos ki për mua
Në s’jam e ndershme të rroj nuk dua. (Pano Taçi)




...pas ceremonisë...








Të dy bashkë thonë lutjen:

Falna Zot’ i math! uratë,
Të mos bijem në mëkatë!
Me vëllazëri të shkojmë,
Jetënë ta trashëgojmë.
Nga çdo mënxyrë shpëtona,
Udhën e drejtë tregona.
Mos na lërë kurrë shkretë!
Zot i math e i vërtetë! (Naim Frashëri)


Vijon Bujari i Faltores:

Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall. (Gonxhe Bojaxhiu)


Fëmijë nga dy familjet recitojnë (ose këndojnë):

O ju, o krushqit tanë,
krushqia na qoftë e mbarë,
bukë e ëmbël e pandarë,
dalçi me faqe të bardhë!


Bujari i Madh i Faltores qeras çiftin dhe u dhuron lutjen e Profetit Naim Frashëri në një kornizë e cila përmban këto elementë: ngjyrën lejla, logon e Faltores, foton e Naimit dhe datën e martesës me emrat përkatës.

Zot’ i math e i vërtetë!
emri yt qoft’i lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar
Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
Edhe të mirat’ e dashurinë,
Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar,
Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
Bëna të drejtë në këtë jetë,
T’urt’e të mirë dhe të vërtetë.



Shënim: Shkëputur nga Libri i Shenjtë “Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë”, që del në qarkullim javën e ardhshme.

Publikuar: 09.02.2009 | 09:25
Lexuar: 4226 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime