E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne lidhje me integrimin e Shqiperise, Bakojani u shpreh se ka patur hapa pozitive, po gjithnje ka vend per permiresime. "Shqiperia ne 2014 ne Bashkimin Evropian? Kjo eshte nje pikepamje optimiste. Besoj se gjithkush ne BE beson se Ballkani Perendimor i perket kesaj strukture.
Bakojani në Tiranë, çështja çame i mbetet drejtësise!






Greqia mbeshtet perspektiven shqiptare per integrimin ne Bashkimin Evropian, po kjo varet vetem nga reformat.

Keshtu u shpreh ne Tirane, shefja e diplomacise greke, njekohesisht edhe presidente e radhes e OSBE-se, Dora Bakojanis, ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun e saj, Lulzim Basha.

E pyetur per çështjen çame , ministrja greke tha se vetëm drejtësia dhe zbatimi i ligjit do të zgjidhin këtë problem. “Çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi është tashmë çështje e drejtësisë. Drejtësia do të vendosë për këtë çështje”.

Ne lidhje me integrimin e Shqiperise, Bakojani u shpreh se ka patur hapa pozitive, po gjithnje ka vend per permiresime. "Shqiperia ne 2014 ne Bashkimin Evropian? Kjo eshte nje pikepamje optimiste. Besoj se gjithkush ne BE beson se Ballkani Perendimor i perket kesaj strukture. Duhet qe zgjerimi i Unionit te behet sa me pare te jete e mundur", u shpreh Bakojanis.

Ndersa duke prekur ceshtjen e zgjedhjeve dhe misionin e vezhguesve te OSBE-se qe do te mberrijne ne vendin tone, Bakojanis u shpreh se thelbesor eshte plotesimi i standarteve, ndersa theksoi se zbatimi i reformave nga te gjitha partite politike i vjen ne ndihme aspiratave integruese te Shqiperise.



Basha: Marredheniet mes nesh, te shkelqyera

Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha, i cilesoi si te shkelqyera marredheniet me Greqine dhe theksoi se fqinji yne jugor mbetet nje partner strategjik.

"Mes dy popujve tane ka raporte shume te mira dhe marredheniet mes dy vendeve jane paqesore dhe me perspektive te sigurte", u shpreh Basha.

Kreu i diplomacise shqiptare, vleresoi se turi i Bakojanis ne rajon, si presidente e radhes e OSBE-se tregon rendesine qe Greqia po kushton Ballkanit perendimor.

"Me kerkesen e Shqiperise per te marre kryesimin e OSBE-se ne vitin 2012, kerkova mbeshtetjen e Greqise per te marre nje vendim ne tetor te vitit 2009", u shpreh Basha.

Duke folur per zgjedhjet, Basha theksoi se Shqiperia po tregon vullnet per te pritur misionin me te madh vezhgues te OSBE-se qe ka qene ndonjehere ne vendin tone.


Shqiperia ne NATO, Bakojanis: Se shpejti firmosim protokollin

Edhe ministrja e Jashtme greke vleresoi marredheniet mes dy vendeve dhe perpjekjet dypaleshe per te ruajtur fqinjesine e mire.

Ministrja permendi nenshkrimin e nje marreveshje mes dy ministrive per ceshtjen e varrezave greke, si dhe miratimin e shpejte te protokollit te anetaresimit ne NATO te Shqiperise.

Duke folur si kryesuese e OSBE-se, Bakojanis theksoi se misioni vezhgues qe do te mberrije ne qershor do te jete i madh, ndersa zgjedhjet e lira dhe transparente mbeten nje pike e rendesishme per integrimin e Shqiperise.

Bakojanis foli edhe per bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve, sidomos ne kete moment kur e gjithe bota po kalon krizen financiare. T.CH

Publikuar: 09.02.2009 | 12:45
Lexuar: 1629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime