E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rrjedhën e jetës dhe rutinës së përditshme, e cila jo rrallë na topit kujtesën, edhe për halle dhe nevoja personale e familjare, merita e njeriut është e ngritur mbi të, të qëndroj mbi rutinën e përditshme, të orientohet dhe më pas të shikojë lartë, por edhe larg me kohën. Nevojat e mbijetesës, të cilat ngrihen mbi të përditshmen, na bëjnë të dalim jashtë çdo kornize të asaj që kemi e na nevojitet për të jetuar, e në fund të kësaj mendojmë se ….çfarë tjetër ka mbetur në këtë botë?!
Tregtarë e vegjël me zemër të madhe...






Që funksionet zyrtare e jo zyrtare janë të përkohshme, kjo nuk ka fije dyshimi. Që karriget e postet ikin e vijnë, edhe kjo nuk ka sesi të ndodh ndryshe. Do të donin të ishte e kundërta, por ja që edhe kjo nuk mund të ndodhë. E kështu, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, dhe nevoja e familjes për "një kafshatë bukë", ata dalin çdo ditë në të njëjtin vend për të tregtuar atë pak "mall", që ndoshta një kalimtari të rastësishëm do t"i duhet me domosdoshmëri. Teksa i afrohesh, ata ngurojnë të flasin për mediat.

"No koment" është përgjigja e pjesës më të madhe të tyre, por ka edhe nga ata, të cilët e thyejnë këtë heshtje dhe flasin…I tillë është Syriai, një meso burrë, të cilin çdo ditë e sheh përballë Ministrisë së Mbrojtjes. Në tavolinën e tij gjen "asortimente" të ndryshme, duke filluar nga paketat e cigareve, çemçakizat, çadrat e shiut, çakmakët etj. Më parë ai ka punuar në Uzinën e Armatimit në Poliçan, por prej 6 vjetësh ai jeton në Tiranë së bashku me familjen e tij.

"Edhe unë edhe bashkëshortja ime punonim të dy në të njëjtën uzinë. Pas kohës së diktaturës dhe ardhjes së demokracisë, mbetëm të dy në rrugë të madhe, pa punë. Sot jetojmë në Tiranë, kemi dy fëmijë të martuar. Vajza është emigrante në Greqi me të shoqin, ndërsa djali dhe familja e tij (gruaja dhe fëmija i tyre) jetojnë me mua. Së bashku me gruan jemi të detyruar të rrimë çdo ditë këtu për të mbajtur gjallë familjen tonë, e cila tashmë është shumuar. Ajo që fitojmë, nuk na mjafton as për të mbajtur veten, mos llogarisim këtu shpenzimet që ka fëmija i vogël". Kështu problemet e tyre nuk kanë të sosur.

Një tjetër tregtar ambulant është edhe një burrë rreth të 65-ve, i cili qëndron në bulevardin e Dëshmorëve.. Ai nuk do të prononcohet me emër por, në bashkëbisedimin me të mundëm t"i shkëpusim disa fjalë nga ‘profesioni" i tij i ri. 65 vjeçari tregton veshmbathje të punuara me fije leshi. Teksa e pyet se kush merret me këtë zanat ai thotë prerë: "gruaja ime". Sipas tij, "një triko e punuar me mjeshtërinë e një të moshuare, pra që është gruaja e tij, kushton 1000 lekë të reja, ndërkohë që një palë çorape leshi kushtojnë 400 lekë të reja". Arsyeja e vetme e cila e detyron atë të dalë për të shitur këto punime me dorë, është mungesa e kushteve ekonomike. "Çfarë të bëjmë, ne jemi pleq, pensioni nuk na del. Unë kam 4 fëmijë, tre të mëdhenjtë i kam të martuar….!" Ndalon pak, dhe ky ngurrim na shtoi më tepër kureshtjen për të mësuar se ç"mund ta mundonte një plakë të gjorë. "Kam edhe një djalë në shtëpi, i cili vuan nga sëmundjet mendore. Vetëm prej tij dal këtu. Ilaçet tona kushtojnë, po kështu edhe ata për djalin.

Fitimet janë shumë të dobëta, askush nuk vjen të blejë". Largohemi prej tij dhe ndalojmë tek një tjetër shitës ambulant. Përparim Hysko është një tregtar të cilin që prej katër vjetësh e sheh në të njëjtin vend, (përball Tajvanit). Shiu dhe diellin nuk e trembin atë, pasi siç e shpjegon edhe ai vetë, arsyet familjare janë më të forta se dielli dhe shiu. "Nevojat familjare më kanë detyruar të dalë këtu. Nuk i përballoj dot kushtet e jetesës, ato janë shumë të larta, kështu tregtimi në këtë zonë është e vetmja mënyrë për të përmbushur sado pak kërkesat e fëmijëve". Ai ka katër fëmijë dhe vetëm njëri prej tyre punon (djali i madh), ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë.

Si familja e Përparimit apo edhe e Syriait ka me dhjetëra e qindra, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Numri i njerëve në nevojë që vuajnë për bukën e gojës, ka marrë përmasa të mëdha në vendin tonë. Vetëm dje Komisioni i Ligjeve "Për çështjet sociale" shtoi edhe 800 emra në listën e atyre, që do të përfshihen e do të trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti....Vallë a do të jenë edhe ata, pjesë e kësaj liste?!...

Publikuar: 20.09.2010 | 22:48
Lexuar: 2558 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime