E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar 73 raste të korrupsionit, 38 prej të cilave janë të profilit të lartë. Ndërkaq, në Veri të Kosovës janë duke u hetuar 25 raste, nga të cilat 6 konsiderohen me prioritet: për krim të organizuar dhe korrupsion
FOL: Korrupsioni i pandëshkuar










Lëvizja FOL ka prezantuar sot raportin e muajit gusht për aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit. Në një konferencë për media zyrtari për analiza dhe monitorim në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku pohon se nga 34 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin gusht as edhe një vendim i vetëm nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky muaj shënon njëkohësisht edhe muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit. Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar 73 raste të korrupsionit, 38 prej të cilave janë të profilit të lartë. Ndërkaq, në Veri të Kosovës janë duke u hetuar 25 raste, nga të cilat 6 konsiderohen me prioritet: për krim të organizuar dhe korrupsion; Gjyqësori i Kosovës për muajin korrik ka zgjidhur vetëm 3 lëndë që kanë të bëjnë me afera korruptive, ndërkaq 270 prej tyre kanë mbetur të pazgjidhura, duke demonstruar kështu një niveli mjaft të dobët të funksionimit të tij.

Në Policinë e Kosovës gjatë dy muajve (korrik dhe gusht) janë paraqitur 67 raste të shpërdorimit të detyrës zyrtare, 16 raste përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, 11 raste marrje të ryshfetit dhe vetëm 1 rast dhënie të ryshfetit. Nga 35 artikuj të publikuar nga gazetat e përditshme vetëm 21 janë realizuar si tema, 9 lajme dhe 5 intervista. Derisa Koha Ditore dhe Zëri janë fokusuar më shumë në kritikat ndaj Ekzekutivit të vendit dhe ndërmarrjeve publike, kritikat e Kosova Sot janë përqendruar më shumë në Gjyqësorin e Kosovës.

Ndërkaq, fokusi i gazetës Express kryesisht ka qenë tek dështimet e ministrive të LDK së dhe të Komunës së Prishtinës. Në kuadër të Doganave të Kosovës janë paraqitur 2 raste: 1 rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe 1 rast për dëmtim të pronës së Doganave të Kosovës.

Publikuar: 21.09.2010 | 15:56
Lexuar: 1679 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime