E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maqedoni dhuna mbi personat e moshuar nuk është e shprehur aq për dallim nga llojet e tjera të dhunës, gjegjësisht në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga 339 raste të paraqitura 31 kanë të bëjnë për dhunë mbi personat e vjetër.
Dhuna mbi personat e moshuar ekziston










- Dhuna mbi personat e moshuar ekziston dhe kjo nuk duhet anashkaluar, por duhet të merren masa parandaluese që të parandalohet kjo dukuri, u theksua në seminarin e sotëm "Parandalimi i dhunës mbi personat e vjetër" të cilin e organizoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën austriake dhe Ministrinë federale për punë dhe politikë sociale dhe mbrojtje të konsumatorëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maqedoni dhuna mbi personat e moshuar nuk është e shprehur aq për dallim nga llojet e tjera të dhunës, gjegjësisht në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga 339 raste të paraqitura 31 kanë të bëjnë për dhunë mbi personat e vjetër.

Në drejtim të veprimit parandalues të kësaj dukurie është përpunuar Strategji kombëtare për mbrojtjen e personave të moshuar,e miratuar në korrik nga ana e Qeverisë, ndërsa së shpejti pret hapjen e një call qendre të re për paraqitjen e llojit të këtillë të dhunës dhe formimin e ekipeve profesionale në qytetet më të mëdha të cilat do të punojnë me viktimat e dhunës.

Sipas ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Xhelal Bajrami, paraqitja e dhunës mbi personat e moshuar është gjithnjë e më e ndërlikuar dhe më rezistuese ndaj masave të ndryshme të cilat i ndërmarrin shërbimet kompetente dhe prandaj është e domosdoshme edhe kyçja e sektorit lokal, joqeveritar dhe privat.

"Vendosja e një parandalimi të mirë nga dhuna mbi personat e moshuar është proces i gjatë në të cilin të gjitha segmentet e shoqërisë kanë kontribut të rëndësishëm dhe në të cilin duhet të kyçen edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, sektori joqeveritar dhe privat", theksoi Bajrami në hapjen e sotme të seminarit.

Atasheu special për çështje sociale-politike për Maqedoninë në agjencinë austriake, Gero Shtuler vlerëson se duhet të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e këtij lloji të dhunës, ndërsa Strategjia e përpunuar nga ministria resore e Punës dhe Politikës Sociale është në rrugë të mirë t'i japë rezultatet e dëshiruara.

Nga Lidhja e shoqatave të pensionistëve kërkojnë realizimin e Strategjisë për persona të moshuar dhe ndërtimin e më shumë qendrave në të cilat do të përkujdesen personat e vetmuar.

Publikuar: 23.09.2010 | 22:21
Lexuar: 1575 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime