E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Juventusi rigjen tri pikët falë fitores 4-2 kundër Kaljarit në Torino, në ndeshjen që mbylli javën e pestë të kampionatit italian.
Super Krasiç i rikthen Juves buzëqeshjen



















Heroi i mbrëmjes për bardhezinjtë ishte mesfushori serb Milosh Krasiç, autor i tre golave. Një nga afrimet e “Zonjës” në merkaton e verës realizoi në minutat 13’, 34’ dhe 70’. Për vendasit shënoi edhe mbrojtësi Bonuçi në të 57-tën, ndërkohë që Matri ishte autori i dy golave për miqtë nga Sardenja, në minutat 20’ dhe 81’.

Kështu, vijon rruga me ulje-ngritje për skuadrën e Del Nerit, të cilën presidenti Andrea Anjeli para disa ditësh e cilësoi “një kantier ndërtimi”. Pas pesë javëve të para të kampionatit, Juventusi ka shtatë pikë dhe bën pjesë në grupin e skuadrave në pjesën e sipërme të renditjes, tre pikë larg dyshes kryesuese Inter-Lacio. Pikërisht ndaj zikaltërve ekipi bardhezi do të luajë fundjavën e ardhshme në “San Siro”.


Juventus 4 – 2 Kaljari (Krasiç 13’, 34’, 70’, Bonuçi 57’ / Matri 20’, 81’)

Juventus (4-4-2): Storari 6; Rinaudo 5,5 (75' Legrottaglie 6), Bonucci 5, Chiellini 6, Grygera 6; Krasic 8, Aquilani 7 (78' Sissoko 5,5), Felipe Melo 6, Pepe 6; Iaquinta 6,5 (80' Del Piero), Amauri 6. (Manninger, Marchisio, Martinez, Quagliarella). Trajner: Del Neri

Kaljari (4-3-1-2): Agazzi 6; Perico 5,5 (65' Pisano 6), Canini 6,5, Astori 6, Agostini 5; Biondini 5,5, Nainggolan 6, Lazzari 7; Cossu 5 (62' Nené 6,5); Matri 7, Acquafresca 4,5 (73' Laner 6). (Pelizzoli, Ariaudo, Sivakov, Ragatzu). Trajner: Bisoli

Gjyqtar: Brighi

Kartonë të verdhë: Agostini (K), Rinaudo (J), Krasic (J), Sissoko (J)

Publikuar: 26.09.2010 | 16:17
Lexuar: 1100 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime