E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica e shkencëtarëve, të cilët po marrin pjesë në simpozium, mendojnë se historianët perëndimorë janë të njëanshëm dhe shprehin mendim të gabuar për historinë osmane të Azisë dhe Afrikës.
Një grup shkencëtarësh kërkojnë ndryshime në historinë e Perandorisë osmane










Rreth 70 ekspertë për periudhën osmane të Turqisë prej rreth 30 shteteve po marrin pjesë në simpoziumin ndërkombëtar, kushtuar historisë së Perandorisë osmane, që po mbahet në qytetin turk Bilexhik, në organizim të universitetit lokal.

Shumica e shkencëtarëve, të cilët po marrin pjesë në simpozium, mendojnë se historianët perëndimorë janë të njëanshëm dhe shprehin mendim të gabuar për historinë osmane të Azisë dhe Afrikës.

Sipas rektorit të universitetit në Bilexhik, profesorit Azmi Jozxhan, njëra nga dobësitë kryesore është se historia osmane deri më tani është shkruar nga të huajt.

"Sipas kuptimi të tyre tradicional, turqit janë përshkruar si kolonizues të ashpër dhe okupues, të cilët pa mëshirë kanë derdhur gjak. Por hulumtimet tregojnë se këto pohime nuk u përgjigjen të vërtetës. Duke grumbulluar në një vend shkencëtarë nga disa shtete, ne dëshirojmë t'i bëjmë hapat e parë në ndryshimin e historisë osmane, nëse kemi mundësi për atë", tha Jozxhan.

Publikuar: 27.09.2010 | 15:15
Lexuar: 3823 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Betim (20/03/2012 01:18:49) Si qdo Perandori edhe Perandoria Osane ka te mirat dhe mangesit e veta,e verteta qendron se Perandoria Osman per dallim nga Perandorit tjera,kemi te bejm me shum me Humanizem se sa me grabitje dhe mashtrime (Moderne)Dhasht zoti qe keta ekspert qe jan mbledhur e Bilexhik ti zbardhin te vertetat te cilat jan te shpifura sidomos per vendet e Ballkanit,une kam besim te plot se keta ekspert do te bazohenne fakte dhe argumente dhe do te paraqesin ni histori te mirfillt te Perandoris Osman

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime