E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rumini u ndëshkua me karton të verdhë dhe ai shpesh rrezikonte që të merrte edhe kartonin e dytë të verdhë, pasi që lihej vetë nga bashkëlojtarët.
Mbrojtësit e Interit ankohen në egoizmin e sulmuesve





Mbrojtësit anësorë të Interit, Cristian Chivu e Douglas Maicon, janë shumë të mllefosur në sulmuesit e skuadrës së tyre. Ata thonë se sulmuesit janë treguar tepër egoistë dhe kjo edhe i kushtoi skuadrës me disfatë të pësuar të shtunën mbrëma në derbin kundër Romës. Roma mposhti Interin në "Olimpico" me rezultatin 1:0. Sulmuesi malazias Mirko Vuqiniq (92') shënoi golin e fitores për skuadrën romane.

"Ne patëm rastin të fitonim tri pikë në këtë ndeshje, por mënyra se si i jemi qasur kësaj ndeshjeje nuk ka qenë fare e mirë. Më mirë të pësonim 3:0, sesa të mposhteshim me një gol në fund. Për fat të keq, ne kemi bërë shumë gabime dhe Roma e shfrytëzoi këtë. Ky nuk ishte Interi i njëjtë që luajti dhe fitoi kundër Barit në mesjavë. Kësaj radhe na ka munguar qetësia në sulm dhe kam parë shumë egoizëm në sulm", ka thënë mbrojtësi i djathtë brazilian Maicon, shkruan gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport", të dielën.

Mbrojtësi i majtë Chivu ishte dukshëm më i zhgënjyer në bashkëlojtarët e tij të repartit ofensiv. Ai madje në një moment gjatë ndeshjes iu afrua trajnerit Rafael Benitez dhe i kërkoi që të fliste me futbollistët dhe ta ndihmonin atë në detyra defensive.
"Po të vazhdojë kështu atëherë unë do të largohem nga loja. Ose thuaji të vrapojnë më shumë ose më largo nga loja", i ka thënë Chivu trajnerit gjatë ndeshjes.

Rumini u ndëshkua me karton të verdhë dhe ai shpesh rrezikonte që të merrte edhe kartonin e dytë të verdhë, pasi që lihej vetë nga bashkëlojtarët.

"Ai dëshironte më shumë mbrojtje. Atë gjithmonë e linin një kundër një me Jeremy Menezin, ndërsa edhe ishte i ndëshkuar me karton të verdhë. Për këtë arsye edhe e futa në lojë Sulley Muntarin për t'i dalë në krah Chivus", ka thënë trajneri i Interit, Benitez.
Për Interin kjo ishte humbja e parë në këtë stinor. Skuadra "neroazzure" pas pesë ndeshjeve ka dhjetë pikë. Ndërkohë për Romën fitorja kundër Interit ishte e para këtë edicion. Roma nga pesë ndeshje ka vetëm pesë pikë.

Publikuar: 27.09.2010 | 18:35
Lexuar: 1444 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime