E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prishtina do të jetë nikoqirja e parë e festivalit "4Tuned Cities", i cili do të shëtisë edhe në Sarajevë, Shkup dhe Amsterdam.
Fillon Festilavi




Performanca muzikore, filma, ekspozita dhe punëtori të ndryshme janë menyja e festivalit, i cili këtë vit mbahet për herë të parë. Dita e 27-të e këtij muaji është caktuar për hapjen e këtij festivali shtatëditor. Ndërkaq fundi i tetorit është rezervuar për vizitë Amsterdamit, nëntori për Sarajevën, ndërsa dhjetori do të rikthejë programin e festivalit në Shkup. Katër organizata kulturore të vendeve përkatëse, "Dit’ e Nat", "Balkan Buro", "Kriterion" dhe "Lokomotiva", tashmë i kanë vënë pikë programit të festivalit.

Gjatë festivalit do të prezantohen edhe afro 12 orë program të filmit. Në kafe-librarinë në Prishtinë, "Dit' e Nat'" dhe "Tetris" do të shfaqen rreth 20 filma të metrazheve dhe zhanreve të ndryshme. Filmat e regjisoreve kosovare Shota Bukoshi dhe Blerta Zeqiri do të jenë vetëm dyshja që zë vend në repertorin e programit filmik.

Publikuar: 27.09.2010 | 19:36
Lexuar: 1459 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime