E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Tetovë Renova-Vardari 0-1 me golin e Siljnaovskit në minutën e 79. Horizont Turnova - Rinia 1-0 goli i vetëm është shënuar në minutën e 87
Vardari ndali shpersaat  Renovës në garat e kupës  ?!
Ndeshja kthyese e 1/8 së finales për kupën e Maqedonisë










Skuadra e Renovës, kampionë aktual i Maqedonisë në ndeshjen kthyese për të tetës së finales së kupës republikane ka befasuar tej mase adhuruesit e vetë duke u shkualifikuar nga garat e mëtutjeshme të kupës dhe atë nga skuadra e Vardarit ekip e cila në këtë sezon paraqitet me formacion të cunguar. Eliminimi nga garat e kupës vinë në momentin kur të gjithë mendonin se ky ekip pas tre paraqitjeve të mira kundër Shkëndijës, Teteksit dhe Bregallnicës definitivishtë do të vinë në formën e dëshiruar sidomos pas rezultatit të barabartë në ndeshjen e parë kundër vardarit në Shkup (1-1)

Sa i përket ndeshjes kthyese kundër Vardarit, xhepçishtasit u paraqitën shumë zbehtë, pasi gjatë 90 minutave ata pothuajse nuk krijuan asnjë rast më serioz për të mposhtur portën e Vardarit edhe pse edhe me rezultatin e barabartë 0-0 Renova shihte veten në çerekfinale të Kupës, pasi kishte rezultat pozitiv nga ndeshja e parë, kur në Shkup luajtën baras 1:1. Por kështu nuk mendon futbollistë e Vardarit të cilët shfrytëzuan lojën e dobët të vendasve në minutën e 79-të kur një futbollist i tyre goditi drejt portës së Renovës, Armend Elezi arrin të dëbojë topin por në vendin e duhur ishte Goran Siljanovski i papenguar nga askush e dërgoi topin në rrjetë, duke sjellë epërsi për Vardarin. Por kjo nuk ishte e tëra pasi vetëm pas dy minutave Shikmanoviq arrin të godet shtyllën, ndërsa në disa raste portieri Armend Elezi ishte në nivel të detyrës. Minutat e fundit kaluan me tentime të pa rrezikshme të vendasve, të cilët si duket nuk kishin as ide, e as fuqi për t’i kthyer gjërat në favor të tyre.

Çka të thuhet për lojën e dobët të skuadrës së Renovës kur kanë dështuar komplet formacioni, dhe shtrohet pyetja pse po ndodhë pikërisht në momentin kur të gjithë pritnin që ekip ti kthehet formës dhe rezultateve që realisht Renova mundet .
Loja që ekipi ka treguar kundër një skuadre siç është aktualisht Vardari është për çdo kritik dhe koment tjetër nuk ka pos të bëhet pyetja pse ndodhi kështu


Publikuar: 28.09.2010 | 13:11
Lexuar: 1255 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime