E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deklaratat e kreut të ri laburist, Ed Miliband në fjalimin e tij në konferencën e partisë Laburiste, ku tha se lufta në Irak ishte e gabuar, raportohen gjerësisht në shtypin britanik.
Shtypi britanik për










Gazetat britanike

Deklaratat e kreut të ri laburist, Ed Miliband në fjalimin e tij në konferencën e partisë Laburiste, ku tha se lufta në Irak ishte e gabuar, raportohen gjerësisht në shtypin britanik.

Por më shumë interes paraqet reagimi i David Millibandit, ish sekretarit të Jashtëm britanik.

TIMES thotë se David reagoi kur nënkryetarja e partisë, Harriet Harman duartrokiti pasi Ed Milliband përmendi luftën, duke i thënë se përse duartrokiste kur ajo vetë kishte votuar pro luftës.

Gazeta shkruan se referenca e luftës u duk shumë për vëllain që humbi garën për lidershipin e partisë.

MAIL, shkruan se David Millibandit i ra maska pas ditësh të tëra thirrjesh për bashkim të partisë, që ishin shkruar me kujdes.

Si kjo gazetë ashtu edhe TELEGRAPH kanë kryetituj që i cilësojnë ata "vëllezërit në luftë".

FINANCIAL TIMES beson se ky incident mund të provojë si pika e fundit e ndarjes në marrëdhënien e tyre politike.

INDEPENDENT thotë se incidenti nxorri në pah tensionet që mund ta pushtojnë partinë Laburiste me dy vëllezërit në pozita të larta.

Shtypi parashikon se David Miliband do të vendosë ta lërë politikën e frontit.

TIMES, thotë se David e ka kuptuar se nuk mund të mbetet në qeverinë në hije pasi i shkakton shpërqëndrim të madh lidershipit të të vëllait.

Në zhvillime të tjera shtypi shkruan se burgjet në SHBA janë detyruar të vonojnë një seri ekzekutimesh për shkak se një kompanije farmaceutike i kanë mbaruar rezervat me injeksione që përdoren për ekzekutime.

TELEGRAPH shkruan se medikamentet alternative nuk janë një opsion, sespe metodat e ekzekutimit janë vendosur pas procedurave të gjata në gjykata.

GUARDIAN shkruan se dy të burgosur në Oklahoma presin ekzekutimin, por vetëm për njërin prej tyre është e mundur të bëhet injeksioni.

Kancelarja Angel Merkel e ka pranuar ka një tendencë për të grumbulluar ushqime që i ka mbetur nga 35 vjet të jetës në Gjermaninë lindore komuniste.

Në një intervistë për një revistë gjermane, që mbulohet nga GUARDIAN, kancelarja gjermane, thotë se frika nga mungesa e ushqimeve dhe produkteve të tjera të konsumit të përditshëm vazhdon ta ndjekë si hije edhe 20 vjet pas bashkimit të Gjermanisë.

Në këtë intervistë ajo thotë se ende vazhdon të përdor në markë detergjenti të Gjermanisë Lindore për shkak se i ka mbetur zakon.

Publikuar: 29.09.2010 | 11:52
Lexuar: 1115 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime