E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fakt, Skela ishte pjesë e Cottbusit, por vetëm sa kjo skuadër garonte në Bundesliga 1. Me të luajti nga viti 2007 deri më 2009, regjistroi 72 ndeshje dhe shënoi nëntë gola. Me të humbur statusin elitar, Skela ia "ktheu shpinën" skuadrës.
Cottbusi i hakmerret Skelës, e refuzon




Krerët e skuadrës Energie Cottbus, që garon në Bundesliga 2, kanë refuzuar t'ia hapin dyert mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ervin Skelës, bëjnë të ditur të enjten mediat gjermane.

Udhëheqësi e Cottbusit kanë lënë të kuptohet se refuzimi është formë hakmarrje ndaj shqiptarit, pasi ai i kishte refuzuar më parë në dy raste.
"Skela ka mundur të jetë pjesë e jona, por pasi na refuzoi dy herë kur ne e kërkuam, tani nuk mund të ketë kthim prapa", ka deklaruar trajneri i Cottbusit, Claus-Dieter Wollitz.

Në fakt, Skela ishte pjesë e Cottbusit, por vetëm sa kjo skuadër garonte në Bundesliga 1. Me të luajti nga viti 2007 deri më 2009, regjistroi 72 ndeshje dhe shënoi nëntë gola. Me të humbur statusin elitar, Skela ia "ktheu shpinën" skuadrës.

Skela 33-vjeçar është pa klub tash e disa muaj, pasi me përfundimin e stinorit të kaluar shkëputi kontratën me Koblenzin.

Ai gjatë tërë kësaj kohe është stërvitur me ekipin e dytë të Schalkes, sa për të mbajtur formën. Gjatë verës emri i tij lakohej nga disa skuadra. Oferta më serioze ishte ajo e LASK Linz nga Austria, por kërkesat e Skelës ishin të mëdha për këtë skuadër.

Gjatë karrierës ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave tjera gjermane si Union Berlin, Erzgebirge AUE, Chemnitzer, Mannheim, Eintracht Frankfurt, Armiania Bielefeld e Kaiserslautern. Skela ka kaluar edhe gjashtë muaj në Serie A (2006) te skuadra e Ascolit, periudhë që ai nuk dëshiron ta kujtojë, pasi ishte e errët.

Suksesin më të madh e pati si futbollist i Eintracht Frankfurtit, ku luajti për tre vjet (2001-2004) dhe shënoi 26 gola në 92 paraqitje. Me Kombëtaren e Shqipërisë deri më tani i ka zhvilluar 68 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Publikuar: 02.10.2010 | 08:46
Lexuar: 931 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime