E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasioni për violinën ishte mbi gjithçka për artistin e njohur, Tedi Papavrami. Kur u largua nga Shqipëria drejt Konservatorit të Parisit, ishte vetëm 11 vjeçar.
Tedi Papavrami, “Paganini” shqiptar
Një fat i pazakontë krijohet për talentin shqiptar, flautisti francez Alain Marion që ndodhej në Tiranë për një koncert e vëren talentin e të riut shqiptar duke e ftuar përmes një burse të qeverisë franceze për studime në Paris, ku ai hyn si nxënës i violinistit Pierre Amoyal në Konservatorin e Lartë Kombëtar. Violinisti Tedi Papavrami, ka lindur më 1971 në Tiranë, ndërsa studimet e para për violinë i vijoi pranë babit të tij, profesorin e njohur Robert Papavramin, i cili pati një ndikim të theksuar në të ardhmen artistike të të birit. Në moshën tetë vjetra eai interpretoi, “Arien Bohemiane” të Srastasit, bashkë me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë koncertin e parë nga repertori i Paganinit. Në vitin 1985, kur familja e tij mori vendimin për të mos u kthyer më në Shqipëri, tronditi jo vetëm vendin që kishte lënë pas, por shkaktoi edhe hakmarrjen e regjimit komunist.


Pasuritë e familjes Papavrami u shkatërruan, familjarët e tij u persekutuan, ndërsa violinisti i shquar dhe prindërit u detyruan të braktisin Parisin drejt Bordosë, për të mos rënë në duart e nëpunësve të ambasadës shqiptare në Francë.
Kështu, arti dhe jeta e tij u zhvendosën drejt perëndimit, gjithmonë me tingujt e violinës së tij. Ai është sot një nga figurat më të spikatura në fushën e muzikës botërore dhe ka një karrierë që shënon vetëm suksese. Aktualisht jeton në Francë dhe ushtron profesionin e pedagogut në Konservatorin e Gjenevës, si dhe është solist dhe anëtar i kuartetit Shcuman.
Tedi Papavrami dhe Ismail Kadare



Nga ana tjetër violinisti shqiptar është i pasionuar edhe pas përkthimeve, i njohur kështu si përkthyesi zyrtar i një prej autorëve tanë të shquar Ismail Kadaresë, nga gjuha shqipe në frëngjisht. Jeta e tij ka shënuar vetëm sukses, e megjithatë ai gjen gjithnjë hapësirë për të ardhur në Shqipëri, për të interpretuar herë pas here në shtëpinë e tij dhe në tokën ku lindi dashuria ndaj instrumentit të violinës.
Ai ka performuar dhe vazhdon të jetë pjesë e skenës botërore nëpër koncerte soliste dhe me orkestrat më të njohura të muzikës klasike. Ai ka luajtur në Evropë, Afrikë, Turqi, Japoni, Israle e shumë skena të tjera. Ndësra ka bashkëpunuar me dirigjent të njohur orkestral si Sanderling, Hogwood, Pappano, Langree, Varga, Macal, C. J. Casadesus, etj./bota sotT

Publikuar: 03.10.2010 | 08:22
Lexuar: 3976 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime