E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Sot pritet edhe vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e Kuzhesë në pankinën kuq e zi, pas analizave që do t'i bëjne mjekët spitalit amerikan -.
Kombëtarja nis grumbullimin në Durrës, mungon Lala











Gjergji Mima

- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin e saj në hotel "Dyrrah" në Durrës për dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Euro 2012, me Bosnjen në 8 tetor dhe Bjellorusinë në 12 tetor.

Në këto dy ndeshje kombëtaren do ta drejtojë asistenti i Kuzhesë, Xhemal Mustedanagiç dhe shefi i sektorit teknik në FSHF, Astrit Maçi.

Por, përveç mungesës së Kuzhsë, kombëtarja duket se do të vuajë edhe mungesën e kapitenit Altin Lala, i cili ndjen ende shqetësim nga dëmtimi i pësuar në fund të sezonit. Megjithëse u kërkua nga Kuzhe, sipas burimeve nga ekipi kombëtar, Lala ka preferuar të mos grumbullohet me kombëtaren dhe ta bëjë një gjë të tillë kur të arrijë një formë më të mirë fizike.

Dje kanë mbërritur në Durrës, Beqiri, Cana, Dallku, Bogdani, Kapllani, Bulku e Ujkani, ndërsa lojtarët e tjerë pritet të mbërrijnë sot pas impenjimeve me klubet e tye ditën e diele.

Trajneri Mustedanagiç ka theksuar se nuk ka kohë për të humbur. Paraditen e sotme kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e parë në Kavajë për të ardhur pasdite në Durrës.

Ndërkohë, sot pritet të merret edhe vendimi përfundimtar nëse Kuzhe do të vijojë të jetë traneri i kombëtares shqiptare apo jo. Një gjë e tillë do të vendoset pas vizitës së mjekëve të Spitalit Amerikan, të cilët do të vendosin mbi gjendjen e tij shëndetësore, nëse mundet të drejtojë sërish ekipin kombëtar apo jo.

Sipas burmieve nga FSHF, pritet që Kuzhe të zhvillojë sot një rezonancë magnetike, ndërsa më pas do të mblidhet bordi drejtues i FSHF-së që do të vendosë mbi të ardhmen e tij ne krye të pankinës shqiptare.

Ndërkohë, për këto dy takime, drejtuesit e FSHF-së kanë pohuar se kanë besim të plotë tek ndihmësi i Kuzhesë edhe pse për të do të jetë sfidë mjaft e vështirë të zëvendësojë kroatin.

Publikuar: 04.10.2010 | 12:03
Lexuar: 1618 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime