E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti parashikon ndërtim me katër kate, të dedikuara për teatrin dhe bibliotekën, por edhe për kino, hapësira për veprimtari tjera dhe garazhe nëntokësore.
Tetova me Teatër dhe Bibliotekë moderne









- Me prezantim publik të zgjidhjes së shpërblyer me vend të parë, sot në Qendrën e kulturës "Ilo Anteski Smok" në Tetovë u paralajmërua ndërtimi i objektit, në të cilin do të vendosen dy institucionet kombëtare - Teatri i Tetovës dhe Biblioteka "Koço Racin".

Projekti parashikon ndërtim me katër kate, të dedikuara për teatrin dhe bibliotekën, por edhe për kino, hapësira për veprimtari tjera dhe garazhe nëntokësore.

Sipas zëvendës-kryeministrit Abdilaqim Ademi, zgjidhja e shpërblyer me vend të parë do t'i kënaq nevojat e dy institucioneve, të cilat tani funksionojnë në kushte hapësinore joadekuate në kuadër të Qendrës për kulturë.

"Ky është objekt i domosdoshëm për Tetovën si qytet me shumë mijë studentë dhe dy universitete, në të cilat ka edhe fakultet për arte", tha Ademi.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska informoi se ndërtimi duhet të fillojë në prill të vitit 2011 në hapësirën afër Qendrës për kulturë, në vendin ku tani ndodhen baraka të përkohshme. Sipas paralajmërimeve fillestare, i gjithë projekti do të kushtojë rreth 15 milionë euro, ndërsa do të duhet të jetë i gatshëm për dy vite.

"Sipas dinamikës së punëve, do të duhet që diku në prill të vitit të ardhshëm të fillojmë me ndërtimin e bibliotekës dhe teatrit. Mjetet sigurohen në nivel vjetor. Për këtë vit kemi siguruar mjete për zgjidhjen ideore dhe projektet, ndërsa vitin e ardhshëm do t'i sigurojmë mjetet për atë vit kalendarik", deklaroi Kançeska-Milevska.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti theksoi se komuna plotësisht do ta mbështet realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri për teatrin dhe bibliotekën.
Tetova me Teatër dhe Bibliotekë moderne

Publikuar: 06.10.2010 | 16:59
Lexuar: 2474 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Ndryshe (07/10/2010 15:24:01) Lajm i shumëpritur! Urime dhe suksese ne punë.
E vetmja mënyrë për t'u arsyetuar qendrimi në koalicion janë veprat konkrete. Çdo gjë tjetër është vetëm humbje kohe, që ne do të na kushtojë shtrenjt.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime