E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të moshuarit afrohen te një qebaptore e kthejnë nga një gotë raki, duke parë ekranin e televizorit. Këtyre të moshuarve u mjafton një dopje Brandi në Bllok për të pirë tërë muajin raki në lagjen e tyre periferike.
Lagjet fshatçe rreth Bllokut






Reldar Dedaj

Shiu kishte vendosur të mos na ndahej. Lapraka të krijonte përshtypjen e një kantieri ndërtimi, ku të gjitha rrugët ishin kthyer përmbys. Kjo fundjavë është më e heshtur se të paktën ajo e mëparshmja. Me vrap, nëpër baltë, për të gjetur një strehë të mbrohesh nga shiu, futemi në një lokal, ku banorët e zonës e quajnë Sofra Dibrane. Ky emër, siç na tregojnë banorët, është vendosur nga pronarët e pallatit, të cilët janë nga Dibra. Edhe banorët janë nga kjo zonë.

Në tiranë, kur vendos të zhytësh nëpër lagjet e saj, të duket sikur nuk ke të bësh aspak me një kryeqytet. Qendra është krejt e ndryshme nga rrethinat, ndryshe edhe nga kjo lagje ku ndodhemi, e që për banorët është një vend i vogël dibranësh. Lokalet kanë emrat e fshatrave nga vijnë banorët e rinj të Tiranës. Këto lloje lagjesh, në fundjavë ndjehen të vetmuara, pa zhurmë, pa shumë kalimtarë, ashtu si edhe në fshat.

Ardi, pronar i një lokali pranë gjimnazit të Laprakës, tregon se janë nxënësit dhe gjimnazistët, ata që japin gjallëri. Këta të rinj, ditët e javës, janë të vetmit që dhe rrisin xhiron e klubeve

Lapraka, ose siç njihet ndryshe Lapuka, ngaqë komuniteti më i madh i kësaj lagje është nga rrethinat e Pukës, ndahet në disa komunitete. Më i njohuri është ai i Tropojës dhe i Dibrës. Gjergji, një djalë nga Leskoviku, kamerier në një lokal në këtë zonë, tregon me shumë zell për klientët.

"Shiko, -bën ai me dorë- i sheh ato pallatet ngjyrë rozë, ato quhen pallatet e turkut, aty mund të shohësh pak lëvizje se janë disa lokale, ku rinia e kësaj lagje i frekuenton disi dhe të jesh i bindur, se ka djem dhe vajza e kalojnë pothuajse tërë ditën aty". Gjergji është i gatshëm edhe të na shoqërojë në atë territor, ku me sa dukej ishte oazi i kësaj lagjeje. Aty gjendej një nga lokalet më të mira, ku aspak nuk ishte i ndryshëm nga ata të zonës së ish-Bllokut. Vajza dhe djem hynin dhe dilnin në atë ngrehinë, ku më tepër ishte një pasarelë mode sesa një mjedis, ku pirja e një kafeje apo diçkaje tjetër të ndihmonin për të biseduar me dikë apo ndoshta edhe për tu çlodhur. Teksa vështroja në këtë bar-kafe , menjëherë në mendje më erdhi jeta në zonën e ish- bllokut. Po mundohesha të gjeja një lidhje midis këtyre zonave, por ishte e kotë. "Ja, shikoje banakun këtij lokali, po ta krahasosh me atë të lokalit tim, as një për qind të mallit që ka ky, nuk është te lokali ku punoj unë",- thotë Gjergji.

Në meny ishte shkruar një emër fshati, që i përket rrethit të Shkodrës.

Gjergjit nuk i kishin bërë përshtypje më parë. Ai tregon se një pjesë e lokaleve kanë emrin e fshatit të banorit-pronar, ose të shtetit ku kanë emigruar. ". Rinia këtu, duket se ka një përqasje të imitojë atë rini, që qarkullon në rrugët e bllokut e në lokalet e tij. Por nuk mundën t"i imitojnë se të ardhurat ekonomike që kanë ata, nuk mjaftojnë për t"u veshur dhe as për të pirë një kafe në lokalet e zonës "VIP". Ata janë të ardhur nga zona të thella malore, ku përballja me jetën ishte shumë e vështirë. Në Tiranë nuk gjetën vendin e ëndrrave që kishin ëndërruar, por gjetën një luftë të pa mëshirshme jetese, ku gjithë ditën duhet të rropatesh sa andej-këndej ,të paktën për një kafshatë bukë.

Të moshuarit afrohen te një qebaptore e kthejnë nga një gotë raki, duke parë ekranin e televizorit. Këtyre të moshuarve u mjafton një dopje Brandi në Bllok për të pirë tërë muajin raki në lagjen e tyre periferike.

Prej këtu, për të mbërritur në zonën e ish- bllokut, duhen të paktën 30 minuta me urban. Panoramë krejt ndryshe. Ngado hedh sytë, shikon njerëz të veshur mirë. Aroma e parfumit përshkon tërë trotuarin, por nuk mungojnë të apasionuarit me kompjuter në dorë. Mjafton të ulësh në ndonjë lokal, dhe menjëherë gazeta të serviret e para, ndoshta këtë zonë mund ta quash si një hapësirë kryqëzuese e mediave. Në bllok jeta është e zhurmshme dhe e shtrenjtë, për të ardhurat e shumicës e papërballueshme.

Një pjesë e mirë e të rinjve që frekuentojnë këtë zonë, e quajnë ‘toka e të pasurve". Makinat luksoze plugonin në rrugët e lagura nga shiu, ku me sa dukej nuk e kishin ndërmend të iknin nga kjo zonë. Fundja, pse të largohen...Kjo është një zonë e lakmuar për banorët e Tiranës, por që edhe kjo nuk mund të shkëputet nga tendenca që kanë këta endacakë për t'u përshtatur me botën perëndimore. Këtu shtresat shoqërore nuk mund të jetojnë nën një kapsulë të vetme. Eshtë luksi që i detyron....

Publikuar: 07.10.2010 | 22:24
Lexuar: 3141 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
adler deda (04/09/2011 15:01:04) i bukur, por ashtu si te njoh une edhe me bukur do kishe mundesi

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime