E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fakt këtë e kanë bërë Ukë Rugova, i biri i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili të shtunën edhe zyrtarisht filloi aktivitetin politik në LDK, dhe Isa Mustafa i cili duket se përfundimisht ka hequr dilemat se kujt do t’ia mbajë krahun gjatë kësaj gare të nxehtë në partinë e dytë në vend.
Pozicionohen Uka dhe Isa










Dy ngjarje që janë zhvilluar të shtunën në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë sqaruar shumëçka që ka të bëjë me betejën zgjedhore brenda këtij subjekti, shkruan sot gazeta Express.

Në fakt këtë e kanë bërë Ukë Rugova, i biri i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili të shtunën edhe zyrtarisht filloi aktivitetin politik në LDK, dhe Isa Mustafa i cili duket se përfundimisht ka hequr dilemat se kujt do t’ia mbajë krahun gjatë kësaj gare të nxehtë në partinë e dytë në vend.

Uka, pasi ka marrë përkrahjen nga një kuvend zgjedhor të partisë në aktivin e Velanisë, i cili edhe e ka lansuar në betejën politike brendapartiake, nuk ka hezituar për asnjë moment t’i japë përkrahjen Bujar Bukoshit në synimet e tij për karrigen e parë në LDK.

Gati kështu ka bërë edhe Isa Mustafa, një figurë me peshë në elektoratin e LDK-së, i cili është rreshtuar përkrah Sejdiut gjatë një tubimi partiak në Mitrovicë.

Uka ka hequr mëdyshjet në opinion rreth përkrahjes së Bukoshit, në një prononcim për gazetarë pas Kuvendit Zgjedhor të aktivit të LDK-së në Velani.

Ukë Rugova ka thënë se mbështet Bujar Bukoshin

“E përkrahi z. Bukoshi për kandidat për kryetar të LDK’së. Ky është mendimi im, por kuptohet që për liderin e ardhshëm të partisë do të vendosë vota e elektoratit të LDK’së”, ka thënë ai.

Krahu tjetër i LDK-së me në krye Fatmir Sejdiun të shtunën në Mitrovicë ka kërkuar mbështetje në degën e LDK-së. Në këtë degë javën e kaluar ishin shfaqur Bujar Bukoshi bashkë me Ukën për të përkujtuar ish – kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahia, po ashtu nga radhët e LDK-së.

Sido që të jetë, të shtunën Sejdiu bashkë me përkrahësit e tij Sabri Hamitin, Ramë Manajn, Ismet Beqirin, Lirije Kajtazin dhe Isa Mustafën kanë kërkuar mbështetje nga përkrahësit e LDK-së së Mitrovicës.

Publikuar: 10.10.2010 | 14:48
Lexuar: 1129 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime