E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Josip Kuzhe, rikthehet kështu në ndjekje “live” të një ndeshjeje pas hemoragjisë cerebrale që pësoi në mbrëmjen e 30 shtatorit ç’ka e la edhe larg Kombëtares, në dy takimet eleminatore të muajit tetor, me Bosnjën dhe Bjellorusinë.
Kuzhe: “Në krye të Kombëtares që në miqësoren ndaj Maqedonisë”











Gjergji Mima

Trajneri kroat i kombëtares shqiptare të futbollit Josip Kuzhe ishte i pranishëm sot në shkallët e stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” pë të ndjekur derbin Tirana – Dinamo.
Në gjirin e të dyja skuadrave të kryeqytetit luajnë disa lojtarë të kombëtares, si Andi Lila në radhët e Tiranës, Bakaj, Vila dhe Muzaka, në radhët e Dinamos dhe kjo ka bërë që i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Qemal Stafa” të ishte edhe trajneri i kombëtares.

Josip Kuzhe, rikthehet kështu në ndjekje “live” të një ndeshjeje pas hemoragjisë cerebrale që pësoi në mbrëmjen e 30 shtatorit ç’ka e la edhe larg Kombëtares, në dy takimet eleminatore të muajit tetor, me Bosnjën dhe Bjellorusinë.

Kuzhe është shfaqur mirë, madje ka folur edhe për mediat, duke konfirmuar gadishmërinë e tij shëndetësore dhe profesionale për të vijuar drejtimin e kuqezinjve, duke qenë në stolin kuqezi që në miqësoren e afërme, me Maqedoninë, që do të luhet në Korçë.

“Jam ende trajneri i kombëtares shqiptare” u shpreh Kuzhe teksa ishte duke ndjekur takimin mes Tiranës dhe Dinamos, në “Qemal Stafa”. “Po, do të jem në krye të përfaqësueses në miqësoren me Maqedoninë në Korçë”, theksoi trajneri kuqezi.

Ai ka konfirmuar kështu edhe deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand Duka se në pankinën kuqezi nuk do të ketë ndryshime. Gjate prononcimit të tij, trajneri Kuzhe ka shprehur mirenjohjen e tij për trajtimin që i është bërë gjatë 2 javëve të fundit.
Trajneri i Kombëtares është shprehur se ashtu si në Zagreb, edhe në Tiranë ai ndjehet në shtëpinë e tij.

Publikuar: 18.10.2010 | 23:42
Lexuar: 1315 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime