E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë nuk mungoi edhe një ekspozitë me foto të vjetra të FSHF-së e ambientuar në mjediset e hotel ‘Tirana International”, ku në fokusin e saj ishin foto të takimeve të vjetra të Kombëtares Shqiptare dhe foto të themelimit të FSHF-së.
Reportazh/ 80 vjet futboll në Shqipëri ...












Gjergji Mima

- Ceremonia festive për 80-vjetorin e Federatës Shqiptare të futbollit, ishte një festë e vërtetë e futbollit shqiptar. Një ceremoni që shërbeu si një vend takimi pas shumë vitesh për figurat më të shquara të futbollit në vendin tonë.

Një festë ku nuk munguan të ftuarit “VIP”, ku spikasnin kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisah, i cili i uroi jtë të gjatë futbollit shqiptar, duke dhënë lajmin më të mirë për të me premtimin e një stadiumi të ri, modern.

Nuk mungoi edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili theksoi se futbolli shqiptar ka mjaft prespektivë për të ardhmen.

Por, një moment emocional ishte kur figurat më të shquara ndër vite të futbollit shqiptar, si Miço Papadhopulli, Shyqyri Reli, Medin Zhega, Lin Shllaku, Gëzim Kasmi, Rudi Vata e Alban Bushi u nderuan nga FSHF “Çmimin e Mirënjohjes”.

Ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Miço Papadhopulli (77 vjeç), ishte një nga të vlerësuarit e FSHF-së me “Medaljen e mirënjohjes” me rastin e 80-vjetorit, të cilën ia dha kryeministri Sali Berisha.

“Është një gëzim i madh, një nder që na bëhet në këtë ditë të shënuar. Është një nder për brezin tonë. Falënderoj FSHF-në, që çmoi kontributin tim, por jam i kënaqur edhe për faktin që medaljen ma dorëzoi kryeministri Berisha”, - tha ish-presidenti i nderit i
FSHF-së, njëherësh edhe “Mjeshtër i madh i punës”.

Gjithashtu edhe ish-kapiteni i Kombëtares, agjenti i FIFA-s, Rudi Vata, ishte një nga të vlerësuarit e FSHF-së me “Medaljen e mirënjohjes” me rastin e 80-vjetorit.

“Tepër interesante. U emocionova se për të thënë të drejtën nuk e prisja një vlerësim të tillë. Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, presidentin e FSHF-së, Armando Duka. Shpresoj se kjo medalje u përket edhe shumë figurave të tjera të futbollit tonë, por
dhe dashamirëse të futbollit. Të gjithë të bashkëpunojmë për një hop më cilësor të futbollit shqiptar”, - tha Rudi Vata, një nga emrat më të njohur në futbollin shqiptar e që numëron 54 ndeshje me përfaqësuesen.

Ndërkohë mes të ftuarve “VIP” në festimet e 80-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptar, kroati Oto Bariç, i cili us shpreh se, “e prita më shumë kënaqësi ftesën. Nuk do të doja të mungoja kurrsesi. Ndihem me të vërtetë shumë i lumtur”.

Në lidhje me Kombëtaren, Bariçi, pohoi se ai personalisht është një mik i mirë i Josip Kuzhesë dhe se ka marrëdhënie të mira dhe me ndihmësin e tij, Xhemal Mustedanagiçin.

“Nëse ata do të më kërkonin këshilla për ndeshjen kundër Bjellorusisë, do t’ua jepja me kënaqësi. Për të qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu shumë mënyra se si luajtëm atje. Jam i bindur se mund t’ia dilnim, nëse Shqipëria do të kishte më shumë iniciativë. Gjithsesi, humbja në Bjellorusi nuk ishte një surprizë”.

Përsa i përket rezultateve të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit, Bariç tha se “besoj se Shqipëria ka bërë përparime. Është shumë mirë e organizuar. Nuk pëson gola, ndërkohë që ajo shënon rregullisht”.

Për herë të fundit ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç, ishte i pranishëm në Shqipëri, më 5-6 qershor 2009, si i ftuari special i Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndjekur në “Qemal Stafa” takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali, që përkoi edhe me debutimin e mikut të tij, kroatit tjetër Josip Kuzhe.

Ndërkohë mes të ftuarve, të shumtë në festimet e 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku spikasnin edhe emra të tillë, si Alban Bushi (golashënuesi më i mirë i Kombëtares), Adrian Aliaj, Edvin Murati, Ervin Fakaj, Redi Jupi, Lorik Cana, si dhe një plejadë e tërë emrash që kanë kontribuar në futbollin shqiptar ishte edhe ish-kapiteni i ekipit Kombëtar, Igli Tare, sot drejtori sportiv I Lacios, kryesueses së Serisë A, në Itali,

“Janë momente të bukura dhe është kënaqësi e madhe, ku mblidhemi shumë lojtarë që kemi luajtur së bashku, apo dhe shumë prej atyre që na kanë ndihmuar të rritemi si futbollistë. Kombëtarja shqiptare është pjesë e jetës sonë, e jetës sime. Kam qenë dhe mbetem një tifoz i madh i Kombëtares. Dëshira ime është që Shqipëria të marrë pjesë në finalet e një kompeticioni të madh”.

Ndërkohë nuk mungoi edhe një ekspozitë me foto të vjetra të FSHF-së e ambientuar në mjediset e hotel ‘Tirana International”, ku në fokusin e saj ishin foto të takimeve të vjetra të Kombëtares Shqiptare dhe foto të themelimit të FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit është krijuar, më 6 qershor të vitit 1930. Më 26 maj të vitit 1932 u pranua në FIFA dhe në vitin 1954 në UEFA. Presidenti i parë ka që Rexhep Jella, prefekt i Tiranës, ndërsa presidenti aktual është Armando Duka.

Deri tani janë zhvilluar 71 kampionate kombëtare, me Tiranën si kampione e parë (1930) dhe Dinamon si fituese të fundit (2009-2010).
Gjithashtu, janë zhvilluar 58 edicione të Kupës së Shqipërisë, me Partizanin si fituesin e më shumë trofeve: 15.

Shqipëria ka fituar Kampionatin Ballkanik në vitin 1946 (trajner serbi Ljubisha Broçiç), turneun “Rothmans” në Maltë, në vitin 2000, kur në bankinë ishte Mehdin Zhega.

Në vitin 1978 dhe 1981, “Shpresat” nën drejtimin e Shyqyri Rrelit. Flamurtari është i vetmi ekip shqiptar që ka kaluar tre ture në Kupën UEFA.

Fitoret më të bujshme të Kombëtares janë ato kundër Belgjikës (2-0) dhe Greqisë (2-1).

Publikuar: 20.10.2010 | 17:35
Lexuar: 4177 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime