E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Mendoj se çështja nuk është mjaftë seriozisht e kuptuar në bruksel dhe Uashington. U është lënë Shkupit dhe Athinës. Nuk shoh se tani procesi po lëviz para", deklaroi ish-diplomati, i cili sot mbajti fjalim në Universitetin FON.
Perdju: Brukseli dhe Uashingtoni të përfshihen në zgjidhjen e emrit










Xhejms Perdju, ish-ambasador i SHBA-së dhe ndërmjetësues në bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, vlerëson se Uashingtoni dhe Brukseli duhet më seriozisht t'i qasen kontestit me emrin dhe të përfshihen në zgjidhjen e tij.

"Mendoj se çështja nuk është mjaftë seriozisht e kuptuar në bruksel dhe Uashington. U është lënë Shkupit dhe Athinës. Nuk shoh se tani procesi po lëviz para", deklaroi ish-diplomati, i cili sot mbajti fjalim në Universitetin FON.

Duke e sqaruar qëndrimin e tij të parashtruar para dy ditëve në ROS - ROT seminarin e 75-të në Shkup, që mbahet në organizim të AP të NATO-s dhe Parlamentit të Maqedonisë, Perdju shtoi se e para që duhet bërë është të njihet kjo çështje serioze nga ana e BE-së dhe SHBA-së dhe të fillohet të flitet se si bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë.

"Ju e keni ndërmjetësuesin e KB-së Methju Nimic, i cili punon në këtë kohë të gjatë, ai do të mund të ketë zgjidhje adekuate, por nëse ka përkrahje ndërkombëtare të shkojë në Athinë dhe në Shkup dhe kjo të rezultojë me ndonjë zgjidhje përfundimtare. Nuk mendoj se kjo është ashtu. Ky është mendimi im personal", deklaroi perdju, i cili tani është në pension.

Dëmi, sipas tij, veçmë është bërë, pasi Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk i filloi negociatat për hyrje në BE, e kjo ndikon në investimet në vend, punësimin...

Derisa nuk zgjidhet kontesti me emrin, Maqedonia nuk do të hyjë në NATO, tha Perdju, duke iu përgji9gjur pyetjeve të studentëve të Universitetit FON. Maqedonia është vendi i parë, që i ka plotësuar kriteret, e i cili me vendim politik nuk është pranuar në Aleancë. Në Bukuresht, shtoi ai, anëtarësimi i Maqedonisë ishte i bllokuar.

"Lidhur me Maqedoninë jam shumë optimist. Keni bashkësi etnike e përkushtuar Maqedonisë si shtet. Ka shumë potencual këtu", deklaroi Perdju, duke folur për Marrëveshjen e Ohrit. Ai ka vërejtur shumë dallim të madh nga nëntori i vitit 2001, kur për herë të fundit ishte në Shkup.

Publikuar: 21.10.2010 | 06:38
Lexuar: 1364 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime