E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

248 efektivë të policisë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës nga viti 1990 e deri më sot. I fundit është oficeri i policisë së Vlorës, Roland Lika.
Shqipëri: 248 efektivë të policisë kanë humbur jetën 20 vitet e fundit





248 efektivë të policisë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës nga viti 1990 e deri më sot. I fundit është oficeri i policisë së Vlorës, Roland Lika.

43-vjeçari u ekzekutua pas shpine në orët e para të 18 tetorit në lagjen Çole teksa ishte në ndjekje të një të kërkuari. Ende nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit.

Në listën e të rënëve janë renditur që nga emrat e policeve të thjeshtë dhe deri tek ata të drejtuesve të lartë. Shumica e tyre janë vrarë në përballje direkte me krimin, në operacione për kapjen e të superkërkuarëve.

Pjesa tjetër ose janë vrarë në pritë ose kanë mbetur viktimë në aksidente. Numri më i madh i takon të vrarëve në vitin '97. Nëse në intervalin kohor nga viti 1990 e deri në vitin 1996 në radhët e policisë janë shënuar 26 viktima, vetëm në 12 muajt e '97-ës janë vrarë 54 efektivë të policisë në të gjithë Shqipërinë.

Edhe viti pasardhës, '98-ta ka rezultuar fatal për uniformat blu me 29 të vrarë. Tirana, Shkodra, Berati dhe Vlora kanë numrin më të madh të policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Disa nga vrasësit e policëve vazhdojnë të jenë ende të lirë.

Publikuar: 26.10.2010 | 20:38
Lexuar: 1179 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime