E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-përzgjedhësi i Italisë, Marçelo Lipi ka bërë të ditur se nuk ka hequr ende dorë nga ambiciet e tij si trajner. Lipi gjatë verës e udhëhoqi kombëtaren italiane në Botërorin e Afrikës së Jugut, por dështoi plotësisht, për dallim para katër viteve më parë kur në Gjermani e fitoi titullin e kampionit.
Lipi: Do të rikthehem të punoj si trajner




“Edhe më tej dua të mbetem pjesë e futbollit. Në karrierën time kam bërë shumë gjëra të mira, por ka pasur edhe dështime. Sigurisht se ndonjë prej tyre e kam bërë edhe në Botërorin e fundit, por ndoshta nuk do të harrohet fakti se unë megjithatë kam fituar titullin e kampionit botëror”, ka thënë Lipi, duke shtuar: “Truri im ende punon mirë, nuk e kam shkyçur.

Nuk ndjehem si ish-trajner. Do t’i kthehem punës së trajnerit, edhe pse ende nuk e di se kur. Por, edhe nëse kjo nuk do të ndodh kurrë, trofetë të cilët i kam fituar në karrierë më sigurojnë një vend në historinë e futbollit”. Angazhimin e tij të fundit para dy mandateve në krye të kombëtares italiane, Lipi e kishte në Juventus, në periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2004.

Publikuar: 29.10.2010 | 09:11
Lexuar: 960 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime