E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky do të jetë takimi i shtatë tet-a-tet i dy kryeministrave pas ardhjes së Papandreut në krye të Qeverisë së Greqisë. Angazhimet e deritanishme për përmirësimin e relacioneve bilaterale, nuk sollën avancim në zgjidhjen e çështjes për emrin.
Takimi Gruevski-Papandreu u shty për dy orë


Takimi i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu e planifikuar për pasdite në Bruksel është zhvendosur për dy orë më vonë me kërkesë të palës greke.

Takimi, fillimisht ishte caktuar për dje, por me kërkesë të palës greke, për shkak të obligimeve të Papandreut rreth takimit në Këshillin Evropian u anuluan për sot pasdite.

Ky do të jetë takimi i shtatë tet-a-tet i dy kryeministrave pas ardhjes së Papandreut në krye të Qeverisë së Greqisë. Angazhimet e deritanishme për përmirësimin e relacioneve bilaterale, nuk sollën avancim në zgjidhjen e çështjes për emrin.

Gruevski në deklaratën për mediat para disa ditëve theksoi se pret që takimet me kolegun e tij grek në të ardhmen të jenë më qenësore dhe jo vetëm, formale.

Kryeministri i Maqedonisë sot do të takohet edhe me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle. Ai dje në Bruksel bisedoi edhe me përfaqësesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen.

Maqedonia është e gatshme dhe ka vullnet të fuqishëm për tejkalim të kontestit bilateral për Greqinë rreth emrit kushtetues nën patronazhin e KB-së me zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popujt në të dy vendet, ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski në takimin me Eshton dhe Rasmusen. Ai e e ka përsëritur përcaktimin dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj prioriteteve të jashtme politike - anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Publikuar: 29.10.2010 | 15:57
Lexuar: 899 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime