E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Figura më e ndritshme në këtë ndeshje ishte Gareth Bale. Ai asistoi në dy gola të Tottenhamit. I pandalshëm ishte edhe para dy jave kur Tottenhami humbi, ndonëse ai shënoi tre gola. Kjo është disfata e parë e kampionit në fuqi të Evropës, Interit, në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Tani lider i Grupit A është Tottenhami.
Kampioni i Evropës thyhet keq në Londër




Uellsiani Gareth Bale, atë që nuk arriti ta bënte në Milano dy javë më parë, e bëri të martën mbrëma në Londër. Para dy javësh ai shënoi tre gola, por nuk arriti të shmangte humbjen e skuadrës së tij Tottenham ndaj Interit 3:4. Kësaj here, nuk shënoi, por asistoi në dy gola për bashkëlojtarët e tij. Tottenhami fitoi në stadiumin e tij "White Hart Lane" me rezultatin 3:1.

Kjo në fakt, është disfata e parë e kampionit në fuqi të Evropës, Interit, në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, Tottenhami me këtë fitore ka barazuar pikët me Interin në Grupin A dhe ka marrë kreun e grupit falë goldallimit dhe bilancit më të mirë në duel të drejtpërdrejtë.

Rafael van der Vaart (18') ka hapur serinë për anglezët. Ai shënoi nga afërsia pasi kroati Luka Modriq e nxori përballë portierit të Interit me një asistim të mirë. Holandezi nuk e pati të vështirë të shënojë. Në 2:0, rezultatin e ngriti Peter Crouch (61'). Ai shënoi në portën e zbrazët, pasi Gareth Bale kreu tërë punën në anën e majtë të fushës dhe më pas e shërbeu në zonë.

Crouchit iu desh vetëm të zgjasë këmbën dhe të shtyjë topin në rrjetë. Në situatë të njëjtë, Bale nxori edhe rezervistin Roman Pavlyuchenko (89'). Edhe rusit iu desh vetëm të zgjasë këmbën për të shënuar golin e tretë për skuadrën e tij. Për Interin, golin e nderit e shënoi sulmuesi më i mirë i saj, Samuel Eto'o (80'), pasi u asistua nga Wesley Sneijder brenda zonës.

Në të vërtetë, Bale bëri shumë më shumë se këto dy asistime. Ai ishte gati i pakapshëm në anën e majtë të fushës kur veproi. Ai i krijoi vetes edhe një rast të mirë shënimi në minutën e 53-të, kur nga 17 metra gjuajti, ndërsa ishte me shpinë i kthyer nga porta rivale.
Loja ishte e hapur nga të dy palët, por Tottenhami ishte ajo skuadër që dominoi në pjesën më të madhe të kohës. Të dy skuadrat patën edhe raste të tjera shënimi.


Grupi A
Tottenham - Inter 3:1
(Vaart 18', Crouch 61' Pavlychenko 89' - Eto'o)

Werder - Twente 0:2
(Chadli 81', Jong 84')

1. Tottenham 4 7
2. Inter 4 7
3. Twente 4 5
4. Werder 4 2

Grupi B
Benfica - Lyon 4:3
(Kardec 20', Coentrao 32', 67', Garcia 43' - Gourcuff 75', Gomis 85', Lovren 90' )

H. Tel-Aviv - Schalke 0:0

1. Lyon 4 9
2. Schalke 4 7
3. Benfica 4 6
4. H. Tel-Aviv 4 1

Grupi C
Valencia - Rangers 3:0
(Soldado 33', 71', Costa 90')

Bursaspor - Man. Utd 0:3
(Fletcher 48', Obertan 73', Bebe 77')

1. Man. Utd 4 8
2. Valencia 4 7
3. Rangers 4 5
4. Bursaspor 4 1

Grupi D
Copenhagen - Barcelona 1:1
(Claudemir 32' - Messi 31')

Rubin - Panathinaikos 0:0

1. Barcelona 4 8
2. Copenhagen 4 7
3. Rubin 4 3
4. Panathinaikos 4 2

Publikuar: 03.11.2010 | 09:20
Lexuar: 1061 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime