E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shteti, i cili në mënyrë të paturpshme vjedhë dhe falsifikon librat shkollore të historisë, idealet e qindra heronjve nacionalë bullgarë dhe edukon urrejtje ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar, nuk është i gatshëm për anëtarësim në BE dhe NATO, thuhet në deklaratën e grupit parlamentare të Lëvizjes "Përpara".
Deputetë bullgarë kundër Maqedonisë në NATO dhe BE








Rruga e Maqedonisë drejt Evropës kalon përmes respektimit të bullgarëve, porositi një grup parlamentarësh në Parlamentin bullgar.

Shteti, i cili në mënyrë të paturpshme vjedhë dhe falsifikon librat shkollore të historisë, idealet e qindra heronjve nacionalë bullgarë dhe edukon urrejtje ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar, nuk është i gatshëm për anëtarësim në BE dhe NATO, thuhet në deklaratën e grupit parlamentare të Lëvizjes "Përpara".

Dokumentin dje e lexoi kryetari i VMRO-së, Krasimir Karakaçanov, me rastin e fjalimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Velanovski, në Parlamentin në Sofje, transmetoi agjencia Bgnes.
Në porosinë e qartë dërguar autoriteteve në Shkup, porositet se në BE nuk ka vend për një shtet që i përndjekë qytetarët e vetë, të cilët përcaktohen si bullgarë.

Shteti, që ushtron represale mbi qytetarët e vetë, vetëm për shkak se ndihen bullgarë, nuk do të bëhet anëtar i familjes së shteteve demokratike, thuhet në deklaratën.

Kryetari i Kuvendit bullgar Georgi Pirinski dje shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe shprehu gatishmëri që Sofja t`i ndajë përvojat e veta evropiane me Shkupin.
Velanoski e përshëndeti mbështetjen parimore prej Bullgarisë për evrointegrimet e Maqedonisë.

Grupi parlamentar i Lëvizjes "Përpara" numëron 11 deputetë në Kuvendin bullgar 240-anëtarësh, ndërsa kryetar i saj është Karakaçanovi. /Makfaks/

Publikuar: 06.03.2009 | 05:46
Lexuar: 1297 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime