E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja është arritur, bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, sipas të cilëve dyshimet e hedhura nga vende të tilla si Franca apo Holanda duket se janë tejkaluar.
Sot hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen











Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian sot do t’i hapë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana është veshur me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Mesohet se vendet që votuan kundër rezolutës për heqjen e vizave në Parlamentin Europian neser ne Bruksel nuk mund të bllokojnë me marrjen e vendimit përfundimtar në Këshillin e Ministrave në takimet e nëntorit.

Marrëveshja është arritur, bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, sipas të cilëve dyshimet e hedhura nga vende të tilla si Franca apo Holanda duket se janë tejkaluar.

Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar.

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave do te pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që do të merret nesër nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.

Publikuar: 08.11.2010 | 00:01
Lexuar: 1149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime