E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studioja është duke e shitur filmin në tërë botën. “America video Films” i tha se një memorandum marrëveshjeje është duke u nënshkruar për të drejtat teatrale, televizive dhe për “DVD” me “CCV”-në për Skandinavi, derisa “Blue Sky Media” gjithashtu ka nënshkruar për treshen e njëjtë të të drejtave për territoret e Evropës Lindore.
Tregimi për minatorët e Kilit




Filmi i Antonio Recios “33 nga San Hozeja”, i cili tani shitet nga “America Video Films”, filloi të xhirohet pesë ditë pas daljes së 33 minatorëve kilianë më 13 tetor, ngjarje kjo që tërhoqi një audiencë globale prej më shumë se 1 miliard njerëzve. Projekti ishte në riprodhim tri javë para se të etiketohej si një ngjarje interesante, e cila tani është duke tërhequr shumë blerës për “America Video Films”-in.

Studioja është duke e shitur filmin në tërë botën. “America video Films” i tha se një memorandum marrëveshjeje është duke u nënshkruar për të drejtat teatrale, televizive dhe për “DVD” me “CCV”-në për Skandinavi, derisa “Blue Sky Media” gjithashtu ka nënshkruar për treshen e njëjtë të të drejtave për territoret e Evropës Lindore.

Lista e palëve të interesuara është një listë e gjatë për filmin me një fund të garantuar të lumtur. “America Video Films” thotë se është në bisedime me një studio të madhe për të marrë të drejtat teatrale të “33”-shit dhe se janë katër distributorë britanikë të cilët sillen rreth projektit.

Dy nga Japonia dhe dy stacione televizive në gjuhën spanjolle në SHBA gjithashtu kanë shprehur interesimin e tyre për projektin. Skenaristët J. J. Bariosi dhe Jakobo Bergareçe filluan punën e tyre gjatë një fluturimi prej Spanjës në Kili, vetëm disa ditë pas fillimit të përhapjes së lajmit mbi fatkeqësinë e minatorëve.

Gjatë atij fluturimi ata kanë vendosur se duan ta bëjnë një film lidhur me përvojat e minatorëve të zënë brenda minierës, të cilët u përballën me presionin e kolapsit derisa të gjithë prisnin gjithçka, përveç shpëtimit të garantuar.

Producentë janë Andres Kalderoni dhe Feline Braun dhe në këtë film luajnë 32 aktorë kilianë dhe një yll bolivian, të cilët pasqyrojnë fytyrat identike të minatorëve të bllokuar. Personeli përfshin Kristian Merkadon, i cili ka luajtur role në filmin “Che 2” të Stiven Soderbergut dhe në “Contracorriente”, i cili u shfaq në festivalin e filmit “Sundance”.

Përfundimi do të përfshijë material filmik të marrë nga transmetuesi spanjoll “Anetenna 3” si dhe nga kanali 3 i Kilit, të cilët kanë ndihmuar në grumbullimin e materialit të shikuar nga tërë bota. Reklama e filmit paraqet xhirimin e aktorëve në një minierë kilianë afër minierës së vërtetë. Premton ta çojë shikuesin nëntokë drejt shpellës klaustrofobike, e cila ishte shtëpi e tyre për 69 ditë. “E keni parë pjesën e jashtme, tani mund ta shihni edhe pjesën e brendshme”.

Me këtë reklamë dhe me premtimin se filmi është tregimi i vërtetë se si janë sjellë minatorët dhe se kanë mbijetuar fatkeqësinë nëntokësore dhe shpejtësia me të cilën “America Video Films” dhe mbështetësit janë duke e sjellë filmin në treg është sigurisht më e shpejtë se kapsula e ashensorit, i cili në fund i shpëtoi ata. (THR)

Publikuar: 09.11.2010 | 09:47
Lexuar: 2045 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime