E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Meksikës dhe sulmuesi i Real Madridit, Hugo Sanchez, ka një sfidë të madhe para vetes. Sanchez ka thënë se nuk do të largohet nga futbolli, përderisa të mos emërohet trajner i skuadrës së Real Madridit, shkruan të hënën gazeta spanjolle "Marca".
Sanchez nuk pensionohet pa u bërë trajner i Realit






Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Meksikës dhe sulmuesi i Real Madridit, Hugo Sanchez, ka një sfidë të madhe para vetes. Sanchez ka thënë se nuk do të largohet nga futbolli, përderisa të mos emërohet trajner i skuadrës së Real Madridit, shkruan të hënën gazeta spanjolle "Marca".

Sanchez 52-vjeçar ka thënë se pasi të drejtojë Real Madridin, atëherë edhe zyrtarisht do t'i thotë lamtumirë futbollit në të gjitha elementet e tij.

Sanchez aktualisht është i papunë, pasi në dhjetorin e vitit të shkuar u largua nga skuadra spanjolle Almeria. Edhe pse i papunë, ambiciet e Sanchezit janë shumë të mëdha.

"Sapo jam sistemuar në Madrid sërish pas aventurës që e pata me Almerian. Synimi im është të vazhdoj punën e trajnerit në Spanjë dhe të realizoj ëndrrën time që e kisha si futbollist", ka deklaruar Sanchez. "Të jem trajner i Real Madridit është ëndrra ime më e madhe. Nuk do të pensionohem, derisa të realizoj këtë ëndërr. Jam njeri i durueshëm dhe kam kohë për këtë që më duket arritje e mundshme".

Sanchez ka thënë se ka oferta nga shumë skuadra, por ende nuk është i vendosur se cilën ta pranojë.

"Dua të mbetem në La Liga, por nuk përjashtoj mundësinë të shkoj edhe në ndonjë shtet tjetër. Jam në pritje të një oferte interesante", shtoi ai.

Sanchez ka luajtur për Real Madridin prej vitit 1985 deri në vitin 1992 dhe ka shënuar 164 gola në 207 paraqitje. Ai te Reali u pat transferuar nga rivali lokal, Atletico Madrid. Sanchez gjithashtu ka qenë edhe seleksionues i Përfaqësueses së Meksikës (2006-2008) për të cilën si lojtar ka shënuar 29 gola në 58 paraqitje.

Publikuar: 09.11.2010 | 15:05
Lexuar: 945 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime