E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Haraçinë të Shkupit dje qëndroi edhe PDSH-ja sot tubim parazgjedhor do të mbaj nnë Çegran të Gostivarit ndërsa mbrëmë në Haraçinë ka prezantuar kandidaten e saj për presidente shteti, Mirushe Hoxha dhe kandidatin për kryetar të komunës, Fikri Bilallin.
Thaçi: Ne me këto vota i mbrojmë shqiptarët e Maqedonisë











Në Haraçinë të Shkupit dje qëndroi edhe PDSH-ja sot tubim parazgjedhor do të mbaj nnë Çegran të Gostivarit ndërsa mbrëmë në Haraçinë ka prezantuar kandidaten e saj për presidente shteti, Mirushe Hoxha dhe kandidatin për kryetar të komunës, Fikri Bilallin.

Në këtë tubim kryeri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij drejtoi një sërë akuzash ndaj qeverisë aktuale ndërsa sipas tij parnteri shqiptar, BDI-ja po udhëheq politikë katastrofale pasi po avanson maqedonasit dhe diskriminon shqiptarët. Ndërsa kandidatja për presidente shteti Mirushe Hoxha akuzoi Qeverinë për humbje kohe në procesin e integrimit dhe për demogagji shterpe nga e cila po pësojnë qytetarët.

“Maqedonia për shkak të iluzioneve infantile, fëmijërore të qeverisë aktuale ka humbur betejën me kohën, nuk është në rrjedha me kohën. Ishim mësuar me demagogjinë e qeverisë aktuale se Maqedonia paska bërë kinse reforma më cilësore në krahasim me shtetet tjera por shumë shpejtë u pa se në fakt ajo është në fund të listës së shteteve që pretendojnë të hyjnë në NATO dhe në Unionin Europian. Ekziston pra një shpërputhje ndërmjet retorikës vet-lavdëruese të politikanëve maqedonas në qeveri dhe realitetit”, deklaroi Mirushe Hoxha, kandidate e PDSH-së për presidente.

“Ne me këtë votë i mbrojmë shqiptarët e Maqedonisë prej fajësisë që do ta pësoj qeveria e Maqedonisë dhe maqedonasit që përkrahin një politik dhe një qeveri anti-NATO dhe anti Unionit evropian. Mendoj se ata shqiptarë të cilët janë në këtë qeverisje, janë të hutuar por janë të vetëdijshme se sa të poshtuar janë.

Janë të vetëdijshëm se janë me një tunel që është vetëm zi, terr dhe tmerr. Mos i dëgjoni kur vijnë t’u thonë se jemi të vetëdijshëm se jemi në tunel, por shohim në skaj të tunelit një dritë. Nuk shohin dritën e daljes së tunelit po dritën e pampurit që vjen. Ti pyesim publikisht si e mbajkan ata fjalën duke bërë dhe duke legjitimuar terror të paparë policorë ndaj shqiptarëve të Shkupit dhe Kumanovës.

Si e mbajtën ata fjalën tuaj, ndreq kisha në vend të xhamijave, tu sjellë ligje raciste dhe fashiste që avancojnë natalitetin e maqedonasve dhe pengojnë natalitetin e shqiptarëve”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Alsat-M

Publikuar: 10.03.2009 | 17:57
Lexuar: 1241 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime