E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I porsalinduri i shëndetshëm në ditët e para të jetës, pothuajse fle pandërprerë. Zgjohet vetëm kur të jetë i uritur ose i etur. Të gjitha aktivitetet jetësore bazohen në këto funksione të cilat janë të nevojshme për ekzistencë: thith, merr frymë, fle.
Zhvillimi te fëmijët






I porsalinduri i shëndetshëm në ditët e para të jetës, pothuajse fle pandërprerë. Zgjohet vetëm kur të jetë i uritur ose i etur. Të gjitha aktivitetet jetësore bazohen në këto funksione të cilat janë të nevojshme për ekzistencë: thith, merr frymë, fle.

Këto funksione zhvillohen në mënyrë refleksive. Gjatë muajit të dytë, foshnja fillon të shfaq ndryshime të disponimit. Shikimet e bebëzave të syrit bëhen më të koordinuara. Mban shikimin më gjatë – fikson objektet e afërta. Aftësia e kujdesit paraqet një shkallë të rëndësishme në zhvillimin psikik. Kur foshnja ndjek me shikim një objekt shkëlqyes, kjo është e kushtëzuar me një sërë procesesh psikike.

Atë objekt duhet ta shohë, ti interesojë dhe të shfaqë dëshirën për ta shikuar më gjatë. Pas shikimit të objektit, mund të shtrihet dora me dëshirën për ta kapur. Në muajin e katërt, foshnja njeh objektet dhe fytyrat, të cilat i sheh më shpesh, fytyrën e nënës, shishen e qumështit, dhe shpreh gëzim kur i sheh. Ky është fillimi i kujtesës rreth muajit të gjashtë, kur në mënyrë aktive kap objektet të cilat i ofrojmë. Luan me lodra, njeh fytyrat e anëtarëve të shtëpisë.

Fytyrat e ngrysura e frikësojnë dhe e vëren kur dikush do ta ngrit nga pozita e shtrirë dhe përgatitet duke bërë lëvizje. Në gjysmën e dytë të vitit të parë të jetës bëhen më të dukura shprehjet e tij. Shprehja e fytyrës ndërron sipas disponimit. Kujtesa përmirësohet. Mund t’i dëgjojmë rrokjet ma-ma, ba-ba. Përsërit fjalët të cilat i dëgjon edhe pse ende nuk i kupton. Në tremujorin e fundit të vitit të parë të jetës, fëmija fillon të kuptojë disa fjalë apo shprehje.

Një ndihmesë e madhe në zhvillimin psikik ofron ecja. Kur të fillojë fëmija të ecë, ai do ta njeh ambientin më shumë dhe do ta pasurojë përvojën e tij. Zhvillimi i të folurit paraqitet zakonisht në vitin e dytë të jetës. Shpejtësia e të folurit është individuale dhe e ndryshme. Fëmija i zhvilluar normalisht duhet të flasë, gjer në fund të vitit të dytë të jetës. Ngecja e gjatë e të folurit e vonshëm mund të shkaktohet nga disa arsye: mosdëgjimi, ngecja shpirtërore, ndikimi i keq i rrethit. Rrethi mund të ndikojë në mënyrë të gabuar tek fëmija, ose është i lënë pas dore ose i llastuar jashtë mase. Kuptohet që linja pas dore e fëmijët mund të lë gjurmë në zhvillimin psikik tek fëmija.

Në fillim të vitit të dytë të jetës, fjalori i fëmijës përmban rreth 5-7 fjalë. Më pas pasurohet më shumë. Në fund të vitit të dytë, fëmija do të fillojë të formulojë fjali. Në fund të vitit të tretë, fëmija do flasë me fjalorin e rrethit ku ai jeton. Zhvillimi psikik, zhvillohet shumë shpejt. Fillon kureshtja me një sërë pyetjesh: çfarë është kjo? kush është ky?.Fëmija do ti dijë të gjitha emërtimet e gjërave, emrat e njerëzve, dhe kur kjo zhvillohet më tej, do fillojnë pyetjet në mënyra të tjera: ku, kur, pse, nga?. Është e qartë se dëshiron të dijë se çfarë po ndodh përreth tij.

Në vitin e tretë zhvillohet vetëdija për vetveten, e kupton shprehjen “Unë” dhe më nuk flet për vetveten në veten e tretë. Kujtesa (memorja) në muajin e tretë fëmija mban në mend vetëm disa minuta. Në fund të vitit të parë, mban në mend rreth dy javë. Në fund të vitit të dytë, disa muaj ndërsa në fund të vitit të katërt mban në mend për rreth një vit. Fëmija i moshës 5-6 vjeç mban në mend pak a shumë më gjatë. Orientimi në kohë, mbrëmë, sot, nesër, fillon në vitin e katërt të jetës së fëmijës. Orientimi për ditët e javës fillon në moshën 6-7 vjeçare, ndërsa për vitet fillon aty nga mosha 9-10 vjeçare.

Publikuar: 13.11.2010 | 19:29
Lexuar: 1634 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime