E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në organizatën e gjyqtarëve të futbollit që vepron në kuadër të Federatës së Futbollit në Kosovë ka edhe disa femra të cilat me sukses janë duke referuara në Suprligën kosovare. Njëra ndër ta është edhe Sanije Krasniqi, profesorësh e Edukatës Fizike dhe Sportit.
Intervistë gjyqtaren e futbollit në  Kosovë ,  Sanije  Krasniqin














Pata nderin të referojë ndeshjen Përfaqësuesja e Kosovës – Dinamo (T)

“Kam shumë ndeshje të referuara që nga viti 2000 , ku do te veçoja ndeshjen Përfaqësuesja e Kosovës me Dinamon e Tiranës , ku aty luajtën edhe yjet e Shqipërisë e të Kosovës si Igli Tare , Besnik Hasi , Debatik Curri etj” .

Bisedoi: Shaban Sinani

Në organizatën e gjyqtarëve të futbollit që vepron në kuadër të Federatës së Futbollit në Kosovë ka edhe disa femra të cilat me sukses janë duke referuara në Suprligën kosovare. Njëra ndër ta është edhe Sanije Krasniqi, profesorësh e Edukatës Fizike dhe Sportit. Intervistën me Sanije Krasniqin e zhvilluam gjatë turneut përkujtimor “Adem Jashari” me që ajo ishte gjyqtare e katërt në finalen ndërmjet ekipit Drenica dhe Drita e Bogovinës .

Kush është Sanije Krasniqi ?

Sanije Krasniqi . Jam Sanije Krasniqi nga Prishtina , kam përfunduar Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, ndërsa tash jam afër përfundimit të Studimeve Master . Punoj në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa “ .Njëkohësisht jam edhe refere e superligës së Kosovës në futboll.

Cilët janë hapat e para të Sanijes si sportiste ?

Sanije Krasniqi: Që nga fëmijëria jam e lidhur me sportin , e posaçërisht me futbollin. Rrethanat te ne kanë qenë të tilla sa që edhe për meshkuj ishte e vështire të merren me futboll e lere më për ne femrat. Mungesa e skuadrave të femrave më pamundësoi që me kohë të përfshihem si futbolliste në ndonjë skuadër të futbollit, kështu që e vetmja mundësi ishte që të fillojmë me referim.

Kur dhe pse jeni përcaktuar për referim në sportin e futbollit ?

Sanije Krasniqi Në vitin 2000 , Shoqata e Gjyqtarëve organizoi një seminar për refer të rinjtë në FKF, pasi që i njihja rregullat fillova seminarin dhe e përfundova me sukses. Pas kësaj fillova në ndeshjet e pionierëve deri në junior, ku më pastaj vazhdova deri këtu ku jam në Super Ligë .



Sanije Krasniqi



Me cilën kategori të referes dispononi ?

Sanije Krasniqi: Kam kategorinë e dytë , dhe jam duke i përfunduar edhe disa ndeshje dhe temën për kategorinë e parë , besoj që këtë sezon edhe do e marrë kategorinë më të lartë.

Sa ndeshje keni referuar në ligat kosovare. Cilën nga ndeshjet do të veçoni ?

Sanije Krasniqi: Kam shumë ndeshje të referuara që nga viti 2000 , ku do te veçoja ndeshjen Përfaqësuesja e Kosovës me Dinamon e Tiranës , ku aty luajtën edhe yjet e Shqiperisë e të Kosovës si Igli Tare , Besnik Hasi , Debatik Curri etj .Dmth pata nderin të referojë.. ndeshjen Përfaqësuesja e Kosovës – Dinamo (T)

Cila është perspektiva e femrës në futbollin e Kosovës

Sanije Krasniqi: Në Kosovë ende e kemi problem sportin e futbollit mungojnë kushtet finasiare , kushtet e infrastrukturës, por besoj që tani pasi që Kosova është e Pavarur punët do të ecin për të mirë edhe në sportin e futbollit për femra ku edhe interesimi i femrave nuk mungon aspak.

Sanija në jetën private ?

Sanije Krasniqi : Jam shume e hapur dhe komunikative , kam shoqërinë time si nga fakulteti ashtu edhe nga jeta sportive . Kështu qe jeta private është OK.

Cila është porosia juaj për femrën sportiste në Maqedoni.

Sanije Krasniqi: Në Maqedoni mendoj që e keni më lehte pasi që keni ligën e femrave si dhe jeni të pranuar në UEFA. Kam një porosi që të merren me sport sa më shumë , nuk është me rëndësi me çfarë sporti merreni me futboll apo sporte tjera .

Publikuar: 11.03.2009 | 14:37
Lexuar: 4001 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
arlinda (12/10/2009 20:06:16) te uroj fat dhe shpresoj qe do et arritesh qellimit te pershendet k.l 8\1
bardha kastrati (23/06/2010 01:10:50) te lumte .gjithmon je kan edhe je te uroj shum fat bardha nga magjarre
osmon (27/12/2013 09:56:51) ma e heshta ndb
Osmon (14/02/2014 09:35:53) Shum e shishet ije :) :*

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime