E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tridhjetë vjet më parë, Korea ishte më e varfër se Malajzia apo Meksika. Që atëherë, GDP-ja është rritur me një faktor 10, duke shkuar në 17.000 dollarë, më shumë se dyshifi i nivelit në këto vende.
Përse Koreja e Jugut është mrekullia e Azisë





Michael Schuman

Kur u zhvendosa nga New York-u në Seul, kryeqyteti i Koresë së Veriut, në vitin 1996, zbulova që qyteti ishte brilant dhe i mrekullueshëm, por edhe çuditërisht provincial. Koreanët preferonin ushqimin e tyre tradicional të fermentuar "kimchi" më shumë se çdo lloj ushqimi tjetër. Edhe pse u mësova të shijoj atë ushqim pikant dhe të rëndë që u kthye në një sfidë të vërtetë për stomakun, herë pas here më merte malli për të ngrënë diçka ndryshe. Përveç disa restoranteve të shtrenjtë nëpër hotelet me pesë yje, kuzhina e jashtme nuk mund të gjendej askund. Për këtë arsye kam kujtime shumë të bukura nga Lee Je Chun. Ndërkohë që punonte dhe studionte në Hjermani, Lee fitoi një shije të veçantë për ushqimin europian, kështu që në vitin 1992 hapi një dyqan ku shitej verë, djathë, makarona, proshut dhe shumë gjëra të tjera të shijshme të importuara. Shija e djathit cedër që shijoja aty herë pas here, u kthye në një moment mallëngjimi që më kujtonte shtëpinë time të largët.

Disa javë më parë, u riktheva në lagjen time të vjetër në Seul pas dhjetë vjetësh që nuk i kisha shkelur dhe u habita nga fakti që Lee dhe dyqani i tij ndodheshin përsëri atje. Megjithatë, nuk ishte i njëjti vend ku unë bëja pazar në vitet '90. Lee nuk shet më ushqime pasi këto të fundit importohen dhe shiten tashmë nëpër të gjitha supermarketet. Në vend të dyqanit, Lee kishte krijuar një klub të vogël për të apasionuarit e verës, ku ofron verën më të mirë për anëtarët që paguajnë 900 dollarë në vit. Në vitet e para të hapjes, dyqani i shërbente vetëm të huajve që jetonin në rrethinat e tij, tashmë lokali i verës është kthyer në argëtimin më të dashur për të gjithë vendësit. Koreanët kanë kuptuar kënaqësitë e verës së mirë. "Koreanët kanë ndryshuar shumë", thotë Lee. "Tashmë të gjithë i kanë hapur mendjet e tyre".

Rezultatet janë të mahnitshme. Tridhjetë vjet më parë, Korea ishte më e varfër se Malajzia apo Meksika. Që atëherë, GDP-ja është rritur me një faktor 10 duke shkuar në 17.000 dollarë, më shumë se dyshifi i nivelit në këto vende. Në vitin 2009 GDP-ja u rrit me 0,2% kur e gjithë bota ishte duke u kontraktuar dhe mendohet të jetë 6% këtë vit. Megjithatë, kur u largova në vitin 2000 nga Korea, ishte me pikëpyetje të madhe nëse suksesi i saj do të vazhdonte. Kujtimet e hidhura të krizës financiare aziatike të vitit 1997 ishin ende të freskëta dhe koreanët mendonin se do të rrëzoheshin përpara një Kine gjithnjë e më shumë në rritje.

Por, gjatë dekatës së fundit Korea ia ka dalë mbanë që ta rishpiki veten dhe kjo është një mrekulli aziatike. Korea është bërë një novatore, një ekonomi që jo vetëm prodhon, por krijon dhe evolon produktet e saj, i ringjall me teknologjinë më të fundit dhe më pas i shpërndan dhe i tregton në të gjithë botën me stil dhe zgjuarsi. Samsung, bashkë me LG dhe jo gjigandët e elektronikës japoneze, janë duke zotëruar biznesin e jashtëzakoshëm të LCD-TV. Në teknologjinë më të fundit $G të telefonisë celulare, Samsung pretendohet të jetë forca lider e tregut ndërkohë që Hyundai Motor, e cila një dekatë më parë ka qenë një industri gati qesharake, tashmë është bërë një nga pesë kompanitë më të mira të autoveturave në sajë të makinave cilësore dhe marketingut të jashtëzakonshëm të saj.

"Made in Korea", dikur ka qenë sinonim i çmimit të lirë dhe imitimeve", thotë Bernie Cho, President i DFSB Kollective, një kompani që tregton muzikën pop koreane në të gjithë botën. "Tani është kthyer në një markë të vërtetë dhe novative". Industritë e reja, nga lojërat online e deri tek muzika pop janë zhvilluar si industri të fuqishme. Tani Korea po del jashtë hijes së Washington-it, madje edhe politikisht dhe po kthehet në një zë influencues me të drejta të plota. Si simbolikë e këtij roli të ri, Seuli ka organizuar samitin G-20 të 11 dhe 12 nëntorit, duke u bërë shteti i parë aziatik që organizon një event të tillë.

Një pjesë e suksesit të Koresë i dedikohet angazhimit të thjeshtë. Koreanët shpenzojnë 3.5% të GDP-së në R&D (Kërkim dhe Zhvillim), në krahasim me 1.5% të Kinës dhe 1% të Malajzizë. Megjithatë, novacioni dhe zhvillimi shoqëror nuk është diçka që krijohet nëpër zyrat qeveritare dhe nëpër mbledhje korporatash. Mund t'i thuash njerëzve të punojnë më shumë ose të ndërtojnë një fabrikë më moderne, por nuk mund t'i urdhërosh ata të mendojnë në mënyrë më të moderne ose që të jenë më kreativë. Ky ndryshim duhet të ndodhë brenda kokës së njerëzve dhe në Kore pikërisht kjo ka ndoshur. Koreanët janë bërë më mikpritës ndaj diversitetit dhe influencave të jashtme dhe më të shpejtë dhe të predispozuar për të çrrënjosur paragjykimet e vjetra. Ky product është zhvilluar falë një reformimi rrënjësor dhe të vazhdueshëm të shoqërisë koreane. Koreanët tashmë po i rrëzojnë barrierat që e bënë vendin të mbeste mbrapa, një proces ky i nxitur nga liria politike dhe nga një përqafim i apasionuar ndaj forcës së globalizimit. "Korea është shndërruar nga një mbretëri e vetmuar, nga një derë e mbyllur në krahë të hapura".

Jo më një e huaj

Globalizimi gjithnjë ka qenë motori që furnizonte mrekullinë ekonomike të Koresë. Duke filluar nga vitet '60, Korea e varfër investoi në forcën e saj të lirë punëtore për të konkurruar tregun e eksportit me lojëra fëmijësh, këpucë apo produkte të teknologjisë së ulët tek konsumatorët e Perëndimit. Kjo çoi në një rritje të të ardhurave dhe Korea filloi të prodhonte anije, mikrocipe dhe produkte të avancuara. Megjithatë, në atë kohë globalizimi për koreanët ishte një rrugë me një kalim. Ata ishin të lumtur që t'i shisnin të mira materiale botës, por përveç përfitimeve nuk dëshironin asgjë tjetër. Koreanëve nuk u interesonin makinat e jashtme, investimet e jashtme apo vetë të huajt. Taksitë bosh nuk ndalonin kur u bëje autostop dhe njerëzit në Seul më shihnin shtrembër kur kaloja përkrahu me të dashurën amerikane.

Pas mureve të saj të forta, ekonomia koreane u zhvilluar me dinamikën e saj dhe u shpërblye nga një sukses i papritur ekonomik, gjë që i bëri koreanët të besonin se sistemi i tyre ishte i veçantë, madje superior. Por, problemet serioze ishin duke u acaruar. Kompanitë i futën në hijen e konkurrencës dhe mbështeteshin nga lidhjet e ngushta me qeverinë dhe bankat që i lejonin të merrnin hua dhe të bënin investimet e tyre të vogla, ndërkohë që e vetmja gjë që ndërtonin ishin borxhe pafund. Kur ia përmendja këto probleme biznesmenëve apo zyrtarëve, më injoronin. Rregullat normale të ekonomisë nuk aplokoheshin në Kore.

Seoul
Vetmashtrimi i madh në vend avulloi gjatë krizës financiare aziatike të viteve '90. Ndërkohë që kompanitë më të mëdha u shkatërruan nga falimentimi dhe qeveria përfitoi një plan shpëtimtar poshtërues nga FMN-ja prej 58 bilion dollarësh, koreanëve iu desh ta rimendonin mënyrën se si ishin mësuar të bënin biznes dhe filluan të menaxhonin karrierën e tyre, madje të gjithë sistemin ekonomik. "Kriza ishte katalizatori i ndryshimit", thotë financieri Tom Kang. "Mënyra e vjetër nuk funksiononte".

Shembja e barrierave

E njoha shoqen time Sue Kim disa ditë pasi u shpërngula në Seul në vitin 1996, kur ishte një eksperte e marrëdhënieve me mediat për drejtorin e LG Group. Pak kohë pasi ishim njohur ajo më tha se ishte e vendosur të bëhej një drejtuese ekzekutive e LG-së. Kjo m'u duk absurde. Menaxheret femra nëpër korporata të mëdha dhe të fuqishme nuk ekzistonin. Shumica e femrave kishin pozicione të ulëta dhe pritej të jepnin dorëheqjen direkt pas martese. Për ato të paktat që këmbëngulnin të punon edhe pas martese, kultura e korporatave koreane ia bënte pothuajse të pamundur që të ecnin përpara. Ndyshe nga homologët e saj meshkuj, Kim ishte e detyruar të vishte uniformë, një praktikë që ajo e quante aq të turpshme saqë ndërrohej dhe vishte kustume serioze sa herë që dilte nga zyra. Pas pune, kolegët e saj meshkuj shpesh mblidheshin nëpër bare. Kim asnjëherë nuk ftohej. Megjithatë ajo duroi me kokëfortësi. Ajo mendonte se i ishte ofruar një shans shumë i rrallë, vetëm që të tregonte se sa të vlefshme mund të ishin femrat në kompanitë koreane. "Ndihesha e detyruar për të qenë më e mira", thotë ajo. "Doja t'i tregoja të gjithëve që isha po aq e zonja sa edhe kolegët e mi meshkuj".

Ajo ia doli mbanë. Në mars të këtij viti, tashmë 39-vjeçarja Kim u ngrit në detyrë duke u bërë bujang, ose menaxhere ekzekutive në Departamentin e Investimeve dhe Marrëdhënieve në panelin LCD të LG Group, madje në një kohë shumë më të shkurtër se sa homologët e saj meshkuj. Karriera është aq e vështirë saqë shumë menaxherë asnjëherë nuk rriten më në detyrë edhe nëse arrijnë një pozicion më të lartë. Rritja e Kimit ka qenë një meritë e vullnetit të saj për të luajtur lojën. Në mënyrë që t'i bënte të tjerët ta pranonin rolin e saj në kompani, i është dashur të bashkohej në sesionet e pirjes së rëndë të alkoolit gjarë takimeve pas pune, herë pas herë duke pirë edhe 10 pije në një pasdite. Megjithatë, ajo e dinte që paragjykimet ndaj femrave po shkrinin dalëngadalë në vend për shkak të konkurencës globale, gjë që Kim thotë se i ka detyruar ekzekutivët që t'i vendosin meritat mbi gjininë. "Kompanitë koreane tashmë i vlerësojnë punonjësit e tyre për atë çfarë janë të aftë të sjellin në tavolinë", shpjegon Kim. "Teksa tregu botëror bëhet gjithnjë e më i egër, qëllimi kryesor ka qenë mbledhja dhe ruajtja e talenteve, duke lënë mënjanë diskriminimin".

Parimet e vjetra kanë avulluar. Kur jetoja në Seul, koreanët e rinj dhe të zgjuar kishin një rrugë shumë të ngushtë për të patur sukses: studio si i çmendur të gjimnaz, kalo një provim shumë të vështirë që duhet për të hyrë në universitetet më të mira elitare dhe më pas kërko punë në administratë apo në kompanitë kryesore Samsung dhe Hyundai. Çdo gjë tjetër konsiderohej si e turpshme në rrethin social korean dhe pridërit nuk i linin fëmijët e tyre që të zgjidhnin rrugën që donin. Kjo tashmë ka ndryshuar. Koreanët kanë filluar t'i pranojnë të gjitha zgjedhjet që të ofron jeta. Kjo ishte shtysa e nevojshme për të inkurajuar një ishtri të tërë të rinjsh për të hapur kompanitë e tyre vecanërisht si IT ose biznese të teknologjisë së lartë.

Një shembull tipik i kësaj fryme të re është Kim Jin Cheon. Për tetë vjet me radhë, inxhinieri me doktoraturë, ka patur ëndrrën e vetme për të kryer kërkime tek Samsung Electronics. Por në vitin 2008, Kimi 36-vjeçar bëri atë që ishte e paimagjinueshme në vitin 1990. Ai konkuroi Samsung-un dhe investoi 45.000 dollarë nga kursimet e tij për një firmë software-i të cilën e quajti Company 100, e cila krijon programe, browser për telefona celularë. Kim thotë se u frymëzua nga disa sipërmarrës të rinj të cilët kanë themeluar në Seul disa kompani që konkurojnë në rang botëror si NCsoft. Ai thotë se shpirti i ri i sipërmarrjes në Kore përfaqëson diçka shumë të madhe, një etje për më shumë liri tek të rinjtë koreanë. "Samsung është një kompani botërore, por çfarë kontributi jepja unë atje"?, thotë Kim. "E ndjeja veten vetëm një pjesë të vogël të saj, jo një lider. Gjenerata e re koreane dëshiron të realizojë ëndrrat e saj".

Liria e shumëpritur

Arsyeja përse Kim vendosi që të ndjekë ëndrrën e saj është ngushtësisht e lidhur me ndryshimin politik të Koresë. Vendi ka qenë i drejtuar nga diktatorë për 26 vjet, deri sa protestat masive nëpër rrugë detyruan me forcë që të bëheshin zgjedhje të lira në vitin 1987. Por, edhe pas kësaj qeveria vazhdonte të ndërhynte shumë në ekonomi. Gjatë dekatave të fundit Korea është bërë një shoqëri shumë të tepër demokratike, falë drejtimit të Presidentëve si Kim Dae Jung dhe Roh Moo Hyun, liderët e parë të një partie opozitare dhe falë reformave ekonomike të orientuara nga tregu, të cilat ishin të domosdoshme gjatë krizës financiare të vitit 1997. Kjo, thotë Kim Se Joong, themelues kompanisë software JellyBus, i ka nxitur koreanët që të ndërmarrin rreziqe, një përbërës kryesor për ndërtimin e një ekonomie inovative. "Kur qeveria ishte e madhe dhe kishte një sistem të egër kontrolli, ishte shumë e vështirë që të kishe sukses pa mbështetjen e shtetit kështu që prindërit i nxisnin fëmijët që të synonin për stabilitet, duke punuar për Samsung-un", thotë Kim. "Tani qeveria është më e vogël dhe ndërhyn më pak. Njerëzit e ndjenë se mund të kenë sukses, për cilëndo kompani që punojnë. Ekonomia e një vendi është pasqyra kryesore që reflekton politikën e tij".

Kim Sang Hun e çon këtë mendin edhe më larg. Drejtuesi i NHN, pronar i motorit të kërkimit në internet më të famshëm të Koresë, Naver.com, thotë se lulëzimi i industrive inovative si ajo e tij do të kishte qenë i pamundur pa demokratizimin e Koresë. Ajo kujton kohët e vështira nën diktaturë, kur policia kryente kontrolle rutinë nëpër kampuset e universiteteve dhe koreanët e kishin të ndaluar të udhëtonin jashtë vendit. "Tani gjeneratat e reja janë bërë më individualistë dhe të lirë. Ata shkojnë në Europë për pushime", thotë Kim. "Mendoj se hapja e mendjes është e domosdoshme për të patur industri kreative. Tashmë njerëzit nuk kanë frikë të thonë atë që mendojnë".

Seoul
Liria ka qenë një faktor i rëndësishëm në karrierën e yllit të hip-popit Tiger JK. Historia që tregon ai jep pamjen e qartë të lidhjes midis hapjes së re të Koresë dhe aftësisë së tij për të krijuar gjëra të reja. Gjatë viteve '90 muzika popullore Koreane ose K-pop ishte e famshme vetëm në Kore.

Pasi kaloi adoleshencën e tij në Los Angeles, ai u kthye në Seul në vitin 1995, duke shpresuar që të bëhej i famshëm në skenën e hip-pop-it. Por, në vendin e tij këngët që dukeshin si vjersha dhe spektaklet e tij ishin jo të zakonshme për ekzekutivët e muzikës koreane. Producentët e programeve televizive e qortonin sepse donte të bashkohej me turmën gjatë performancave të tij. Askush nuk e pëlqente. Më vonë gjithçka ndyshoi.

Producentët e rinj filluan t'i thonin që të aderonte më shumë me publikun, që të bashkohej me turmën teksa këndonte këngët e tij hip-pop. "Ata prisnin që të bëja diçka të re, të egër", thotë Tiger JK.

Mbi të gjitha tashmë Korea ofron një këndvështim politik ndryshe nga ai i Kinës, liderët e së cilës mendojnë se "kapitalizmi i shtetit" është superior ndaj sipërmarrjes së lirë dhe se mund të krijojnë një ekonomi inovative pa liri civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se sistemi i Koresë është perfekt. Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm ka ende probleme me të cilat duhet të përballet.

Megjithatë, Korea tashmë është një vend që përballet me sfidat e saj. Pyeta miken time të vjetër të LG-së, Sue Kim, se si mendonte se do të ishte Korea pas 10 vjetësh. Me numrin e madh të koreanëve që po fitojnë eksperiencë ndërkombëtare, ajo beson se globalizimi i jashtëzakonshëm i Koresë do të vazhdojë. Korea e Jugut ka 75.000 studentë në universitetet amerikane, numër ky i treti më i madh pas gjigandëve Kina dhe India, sipas Institutit të Edukimit Ndërkombëtar. "Mendoj se do të gjeni një Kore shumë herë më kozmopolitane", thotë ai. "Mendoj se koreanët e rinj do të sjellin për vendin e tyre bagazh dhe ide më të ndryshme. Do të vazhdojmë ta rrisim prezencën tonë në rang botëror. Do të vazhdojmë të rritemi në mënyrë konstante, dhe do të shikoni një vend akoma më të mirë pas 10 vjetësh". Për këtë nuk ka dyshime.

Publikuar: 14.11.2010 | 12:07
Lexuar: 4982 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime