E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror në elitën e futbollit në Maqedoni, skuadra nga Xhepçishti arriti të fiton 4 ndeshje dhe tani e sigurt mbanë hapin me tre skuadrat më të suksesshme dhe njëra në pretenduesit për plasman më të lartë dhe dalje në Evropë.
Sukseset e Renovës fryt i  punës  cilësore











Shaban Sinani


Sukseset e Renovës në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror
Janë fryt i punës cilësore dhe formës së duhur të lojtarëve
“Të them të drejtën se pas përgatitjeve cilësore që bëmë para fillimit të sezonit, vërtet jam në formën që e dëshiroj edhe unë por edhe trajneri. Këtë forme të mirë e dëshmova në dy ndeshjet para të sezonit vjeshtor kundër Makedonija Gj.P. dhe Horizont Turnovës” tha futbollisti Ismail Ismaili


Në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror në elitën e futbollit në Maqedoni, skuadra nga Xhepçishti arriti të fiton 4 ndeshje dhe tani e sigurt mbanë hapin me tre skuadrat më të suksesshme dhe njëra në pretenduesit për plasman më të lartë dhe dalje në Evropë.

Për këtë sukses padyshim se janë futbollistë që gjenden në formën e duhur, ndërsa njëri ndër ta është edhe Ismail Ismaili i cili pas një krize që pati në sezonin vjeshtor tani gjendet në formën e duhur dhe trajneri Vllatko Kostov shpreson shumë në këtë futbollist.

“Të them të drejtën se pas përgatitjeve cilësore që bëmë para fillimit të sezonit, vërtet jam në formën që e dëshiroj edhe unë por edhe trajneri. Këtë forme të mirë e dëshmova në dy ndeshjet para të sezonit vjeshtor kundër Makedonija Gj.P. dhe Horizont Turnovës” tha futbollisti Ismail Ismaili.

Renova në ndeshjen e tretë të sezonit pranveror është mysafire e Rabotniçkit, por për futbollistin Ismaili si duket kjo do të jetë një ndeshje e rëndomtë si të gjitha të tjerat:”Pa kalkulime kundër Rabotniçkit do të shkojmë në fitore, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të trasohet rruga drejtë kupave evropiane. Por dua të theksoj se neve gjendemi shumë pranë liderit në renditjen tabelore që do të thotë se akoma nuk kemi humbur shpresat edhe për titullin e kampionit. Çdo gjë është e mundshme” tha ai.

Por, Ismaili Ismaili i cili është i lindur me 14.12.1981 gjatë karrierës së tij ka pasur momente shumë mira në futboll, si në Shkëndijë, Makedonija Gj.P. Ashtu edhe në Renovë dhe gjithmonë ka qene në shënjestër të skuadrave nga jashtë, por edhe i seleksionuesit. “PO ofertat janë të hapura si në Azerbajxhan në ekipin Olimpik Baku ashtu edhe në Dubai. Por unë premtoj se deri në fund të këtij kampionati do të qëndrojë te Renova, këtu nuk ka dilemë”.

Për në fund Ismail Ismaili është shprehur se akoma shpreson në ftesën e seleksionuesit, sidomos tani kur gjendet në formën e mirë, por qëllim parësor ka që të kalojnë sfidën e quajtur Rabotniëki që është një pengesë e rënd por e kalueshme.

Publikuar: 11.03.2009 | 17:01
Lexuar: 1423 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime