E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i skuadrës së Kavajës është shoqëruar në polici pasi ka goditur gjyqtarin e takimit, edhe pse më pas nuk e ka pranuar një gjë të tillë, por në bazë të relacioneve, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, për sjellje jo korrekte ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 8 javë pezullim dhe 500 mijë lekë gjobë.
FSHF, gjobë dhe 8 javë pezullim për presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili











Gjergji Mima

- Komisioni i Disiplinës
pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka penalizuar sërish shkeljet e
javës së 11-të të Superligës, ku më i diskutuari ka qenë incidenti në
ndeshjen Laçi-Besa.

Presidenti i skuadrës së Kavajës është shoqëruar në polici pasi
ka goditur gjyqtarin e takimit, edhe pse më pas nuk e ka pranuar një
gjë të tillë, por në bazë të relacioneve, presidenti i Besës, Nexhat
Bizhdili, për sjellje jo korrekte ndaj zyrtarit të ndeshjes është
dënuar me 8 javë pezullim dhe 500 mijë lekë gjobë.

Edhe vonesa e fillimit të ndeshjes Bylisi-Shkumbini, për shkak
të disa pretendimeve të drejtuesve të skuadrës ballshiote, ka sjellë
ndëshkimin e kësaj skuadre me 2 ndeshje pa tifozë dhe 300 mijë lekë
gjobë.

Po me dy ndeshje dhe 100 mijë lekë gjobë është dënuar edhe
zv.trajneri i Bylisit, Agim Meta, për sjellje jokorrekte me zyrtarët e
ndeshjes. E njëjta masë është marrë edhe për zyrtarin tjetër të këtij
ekipi, Elidon Ferzaj.

Publikuar: 18.11.2010 | 13:16
Lexuar: 1582 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime