E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë shkollë në të cilën mësimin e ndjekin mbi 1400 nxënës, këtyre ditëve përfundoi rregullimi i një mini-salle si zgjidhje e përkohshme, e cila sipas udhëheqësisë së kësaj shkolle, pas ndërtimit të sallës së re sportive do të mund të shërbejë për nevojat e ciklit të ulët.
Sallë sportive edhe në shkollën “Ismail Qemali” të Gostivarit











Me projektin qeveritar “35 salla sportive dhe 50 fusha futbolli”, do të përfshihet edhe shkolla “Ismail Qemali” e Gostivarit. Ministria e arsimit dhe shkencës do të ndajë për këtë qëllim 300 mijë euro, ndërsa Komuna e Gostivarit do të sigurojë mjete shtesë në lartësi prej 30-50 mijë euro. Pritet që së shpejti të fillojë procedura e tenderimit, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm të fillojnë punët ndërtimore.

Në këtë shkollë në të cilën mësimin e ndjekin mbi 1400 nxënës, këtyre ditëve përfundoi rregullimi i një mini-salle si zgjidhje e përkohshme, e cila sipas udhëheqësisë së kësaj shkolle, pas ndërtimit të sallës së re sportive do të mund të shërbejë për nevojat e ciklit të ulët.

Shkolla fillore Ismail Qemali nuk ka sallë të fizkulturës që prej viteve të nëntëdhjeta, kur salla e vjetër u prish për të ndërtuar objektin aktual shkollor.

Publikuar: 25.11.2010 | 16:40
Lexuar: 4040 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime