E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fotoja e parë që na bëri të mendojmë se Gaxha dhe Luana janë të lidhur, daton diku rreth tre vite më parë, kur ata u panë në një nga pubet e Tiranës.
Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, më në fund dalin hapur si çift














Nuk e kanë thënë me zë të lartë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe pse janë ngacmuar gjithmonë nga gazetarët, ata janë stepur paksa, aq sa na kanë bërë të dyshojmë për arsyen po të kemi parasysh se lidhja e tyre nuk ka asgjë për të fshehur, të dy janë të rinj, të famshëm dhe mbi të gjitha që të dy janë beqarë. Nuk kanë munguar gjithsesi deklaratat e tyre të dashurisë, hapur në faqet personale në facebook ku tregojnë se largësia e ka shtuar edhe më shumë mallin, por edhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Gjithsesi, i pari që theu akullin ishte Adriani, i cili për “Gazeta shqiptare” pak javë më parë e pranoi që ishte i lidhur me Luanën, ndërkohë që kjo e fundit nguron të flasë. Por gjithsesi, nuk ka ngurruar që të qëndrojë pranë të dashurit të saj në festën e organizuar me të gjithë pjesmarrësit në “Kënga Magjike”, sapo mbaroi nata finale ku dihet që Gaxha mori çmim. Ajo ka ndenjur pranë Adrianit dhe nuk ka pasur problem prezencën e paparacit tonë. Madje, janë puthur para aparatit të tij si për të na thënë se atë që ne e kërkonim prej kohësh ata po na e japin me dashamirësi, konfirmimin pra që janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

Fotoja e parë që na bëri të mendojmë se Gaxha dhe Luana janë të lidhur, daton diku rreth tre vite më parë, kur ata u panë në një nga pubet e Tiranës. Nuk foli asnjëri për këtë lidhje ndërkohë që Gaxha ka treguar më pas se ngurrimi vinte për arsyen se Luana ishte akoma minorene. Tashmë si një vajzë që i ka mbushur të tetëmbëdhjetat Luana nuk e ka problem të tregojë në publik që është në lidhje me Adrianin, një djalë shumë simpatik dhe shumë i talentuar dhe me sa dimë ne edhe shumë i pasur.

Publikuar: 27.11.2010 | 07:00
Lexuar: 7295 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
adrijan (27/11/2010 18:44:45) nuk besoj qe do zgjasin lidhjen shum adrijani esht avanturist
djellza (16/07/2011 14:25:21) jeni shum nice te dy ju dua me gjith zemer
jeni chift i perkryer

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime