E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pjesën e akorduar për sportet, ekzekutivi shqiptar ka parashikuar edhe pjesën që do të shkojë për ndërtimin e impiantit të ri modern, të premtuar nga Kryeministri Sali Berisha në takimin që pati në muajin tetor me kreun e UEFA-s, Mishel Platini.
Qeveria, 300 milionë lekë për stadiumin e ri











Gjergji Mima

- Qeveria Shqiptare do të
akordojë 300 milionë lekë për stadiumin e ri, nga buxheti i shtetit
për vitin 2011, i cili u miratua në parim nga Kuvendi.

Në pjesën e akorduar për sportet, ekzekutivi shqiptar ka parashikuar
edhe pjesën që do të shkojë për ndërtimin e impiantit të ri modern, të
premtuar nga Kryeministri Sali Berisha në takimin që pati në muajin
tetor me kreun e UEFA-s, Mishel Platini.

Në buxhet thuhet gjithashtu se i gjithë projekti për stadiumin kushton
5 miliardë lekë, ndërkohë që për 2011-ën do të jetë vetëm shuma e 300
milionëve.

Kjo shifër do të shërbejë për nisjen e punimeve për ndërtimin e
stadiumit të ri, që pritet të jetë gati në nëntor të 2012-ës, me
rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit është në dijeni të kësaj
shifre të akorduar nga Qeveria shqiptare. Palët janë duke diskutuar
formën me të cilën Qeveria do të ndërtojë stadiumin, pra nëse do t’i
japë paratë nga buxheti i saj, do ta japë me koncesion, apo do të
kërkojë ta ndërtojë federata dhe kjo më pas ta menaxhojë.

Studioja arkitekturore spanjolle RFA, e cila ka fituar konkursin për
projektin e stadiumit të ri që do të ndërtohet në stadiumin kombëtar
ekzistues "Qemal Stafa", prej disa muajsh ka theksuar konceptet që ka
ajo për projektin e stadiumit të ri.
Projekti i tyre është ndërtuar në bazë të tre koncepteve; i pari
lidhet me formën e hartës së Shqipërisë, duke qenë se pozita jonë
gjeografike ka një orientim veri-jug, të ngjashëm me orientimin e një
fushe futbolli. Koncepti i dytë lidhet me sfondin e thyer malor të
Tiranës, një reliev i ashpër dhe i fortë, gjithçka që përfshihet në
këtë projekt të stadiumit dhe koncepti i tretë ka të bëjë me ngjyrat e
flamurit tonë, e kuqja dhe e zeza, që do të jenë dhe ngjyrat e fasadës
së këtij stadiumi të ri.
Ky stadium do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 41.500 metrash
katrorë e do të ketë mbi 30 mijë vende për tifozët, 75% e tyre do të
jetë e mbuluar, ndërkohë që janë projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai
do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi
17 mijë vende ku përfshihen 525 vende VIP, ndërkohë që pjesa e sipërme
do të ketë rreth 16 mijë vende, ku përfshihen sërish edhe 320 vende
VIP.
Gjithçka perfekte për një stadium të standartit "ELIT" të UEFA-s,
një ndër nivelet më të larta që është projektuar nga studio RFA, e
njëjta që ka bërë projektin e stadiumit të Valencias, Espanjolit,
Atletikos së Madridit e disa prej stadiumeve të vendeve të tjera
europiane.
Tashmë marrëveshja është arritur e nuk mbetet gjë tjetër vetëm
që punimet të fillojnë për të pasur brenda 2012-s një stadium të
ri.

Publikuar: 27.11.2010 | 17:16
Lexuar: 1464 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime