E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe përfaqësuesit e gjashtë subjekteve tjera politike dhe të grupit të ekspertëve që kanë bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në kanë premtuar se në rast se marrin pushtetin Kosovën do ta dërgojnë drejt zhvillimit ekonomik, do të zhdukin varfërinë dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
AKR premton 30 mijë vende pune



Nën moton “Koalicioni për Kosovën e re”, edhe Aleanca Kosova e Re (AKR) e ka nisur te mërkurën fushatën zgjedhore në Prishtinë. Nën brohoritjet e simpatizantëve të këtij subjekti politik, që nuk kishin arritur të mbushin sallën 1 Tetori, lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka ftuar qytetarët e Kosovës që të votojnë numrin 31, i bindur se me ardhjen e tyre ne pushtet vijnë edhe ndryshimet për kosovarët.

Pacolli dhe mandatarja e Qeverisë së re të Kosovës, Mimoza Mustafa kanë premtuar nga 30 mijë vende te reja pune për çdo vit qeverisjeje të AKR-së.

Edhe përfaqësuesit e gjashtë subjekteve tjera politike dhe të grupit të ekspertëve që kanë bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në kanë premtuar se në rast se marrin pushtetin Kosovën do ta dërgojnë drejt zhvillimit ekonomik, do të zhdukin varfërinë dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Publikuar: 01.12.2010 | 19:44
Lexuar: 1123 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime