E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kësaj marrëveshje parashihet që Kongresi i III Ndërkombëtar i Studentëve të Shkencave Mjekësore, të mbahet në vitin 2012, në Tetovë. Ky Kongres do të organizohet në bashkëpunim mes organizatës KISCOMS dhe Parlamentit Studentor të USHT-së, ndërsa do të mbahet nën patronatin e Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Reka.
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë











Parlamenti Studentor i USHT-së dhe Organizata studentore KISCOMS dhe KISCOMS Albania, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, me anë të së cilës vendoset partneriteti për realizimin e projekteve nga fusha e shëndetësisë, arsimit dhe shkencës.

Organizata KISCOMS, ngërthen në vete studentë të Fakulteteve të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë të tetë universiteteve nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe nga Republika e Maqedonisë. Kjo organizatë deri më tani ka organizuar dy Kongrese mjekësore, edhe atë, të parin në Prishtinë dhe të dytin në Tiranë. Kongresi i tretë parashihet që të organizohet në Tetovë, gjatë vitit 2012. Pikërisht organizimi i këtij Kongresi është edhe çështja kryesore e marrëveshjes së nënshkruar.

Sipas kësaj marrëveshje parashihet që Kongresi i III Ndërkombëtar i Studentëve të Shkencave Mjekësore, të mbahet në vitin 2012, në Tetovë. Ky Kongres do të organizohet në bashkëpunim mes organizatës KISCOMS dhe Parlamentit Studentor të USHT-së, ndërsa do të mbahet nën patronatin e Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Reka.
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë

Me anë të kësaj marrëveshje, po ashtu parashihet realizimi i projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe shkencës, nëpërmjet të së cilave bëhet i mundur zhvillimi, avancimi, promovimi dhe propagandimi i punës së studentëve dhe universiteteve shqiptare, në nivel rajonal, evropian dhe botëror.

Marrëveshjen në prezencë të Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Rekës, i cili realizoi edhe një takim me drejtuesit e KISCOMS dhe KISCOMS Alabania, e nënshkruan Shaban Arsllani, kryetar i Parlamentit Studentor – USHT, Xheladin Ujkani nga Organizata KISCOMS dhe Zamira Kalemaj nga KISCOMS Albania.
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë
Kongresi i tretë ndërkombëtar i studentëve të shkencave mjekësore do të mbahet në Tetovë

Publikuar: 11.12.2010 | 11:57
Lexuar: 3342 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime